Rozë

Ja si duket dhe me cfarë merret sot ‘Sherri i vogël'(Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 25 April 2017

E njohim si ” sherri i vogël “, i cili qysh në paraqiten e parë si një vogëlush, i rrëmbeu zemrat jo vetëm të vegjëlve, por edhe të rriturve. Është fjala për Pëllumb Hajdarin, djalin e hiteve për fëmijë.

Përveç interpetimit të këngëve, vëmendje tërhiqte edhe me videoklipet në të cilat arrinte të aktronte aq bukur sa që të bënte të mendoje se me të vërtetë ai është një sherr i pashoq.

Por jo, vetë Pëllumbi e ka mohuar këtë në një intervistë për rtv21.tv. ” Jo nuk kam qenë sherr, por kam imituar sherrin “, ka thënë ai duke shtuar se talentin e tij për muzikë e ka zbuluar babai.

-Advertisement-

Përveç se fëmijet e gjeneratës së tij të cilët u rritën me këngët që ai i këndonte, edhe fëmijët e sotëm qysh kur janë bebe i zë gjumi duke dëgjuar këngën ” Qengji i vogël “. Pëllumbi ka treguar se edhe sot kur e takojnë të vegjëlit e njohin. ” Nganjëherë habitem edhe unë se si fëmijet ende më njohin edhe pse mendojë se kam ndryshuar “, ka treguar ai.

Pothuajse çdo artisti në mendje i mbetet paraqitja e tij e parë ngjajshëm edhe Pëllumbit, i cili ka thënë se kënga më përzemërt e tij është ajo e para (Sherri i vogël), pasi që ka qenë edhe hera e parë kur ka dalë para publikut. ” Por edhe tjerat nuk i dalloj “, është shprehur ai.

Ndërkohë që tani edhe pse është më i rritur dhe nuk këndon më për fëmijë, ai prapë i përcjell këngët për të vegjëlit. ” Po ende përcjell kënget për fëmijë, madje nganjëherë shkoj edhe në Festivalin e Shkodrës për femijë si publik, dhe më pëlqejnë shumë të gjithë andaj nuk do e veçoja asnjë “, ka treguar Pëllumbi.

Pëllumbi tani është 16 vjeçar dhe vijon mësimet në shkollën e mesme ” Xhevdet Doda ” në drejtimin e shkencave natyrore . Por nuk është shkoqitur nga muzika, ai aktualisht është duke vijuar kursin e kitarës. Ndërkaq ka paralajmëruar edhe për një rikthim para publikut. ” Mendoj të kthehem prapë po s’di a do të kthehem si `sherr i vogël’ “, ka thënë ai, duke shtuar se insipirim për të është këngëtari anglez Ed Sheeran. E sa i përket asaj se a do të ketë muzikën profesion primar ai është përgjigjur :Nuk e di, ndoshta po.

Si do që të jetë, Pëllumb Hajdari ka arritur që me talentin e tij të lë gjurmë në muzikën për fëmijë, duke u shndërruar kështu në idolin e të vegjëlve, si dhe duke habitur edhe të rriturit me perfomrancat e tij./21Media

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera