Lajme

Deri në 400 euro gjoba për katër shoferë në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 29 November 2026

Policia në Ferizaj ka dënuar katër shoferë, të cilët janë kapur duke drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit.

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, rastet kanë ndodhur më 27 dhe 28 nëntor, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj.

Nga testimi, njëri nga shoferët ka rezultuar me 1.85 promilë alkool në gjak, tjetri me 1.54 promilë, ndërsa dy të tjerët me 0.93 dhe 0.63 promilë.

-Advertisement-

Për kundërvajtjet e kryera, dy shoferë janë dënuar me nga 400 euro gjobë, tri pikë negative dhe nëntë muaj ndalim të drejtimit të automjetit. Ndërsa, dy të tjerët janë dënuar me nga 200 euro gjobë, dy pikë negative dhe tre muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit, pasi kjo rrezikon jetën dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy