Ndalimi i tregtisë së energjisë elektrike, BE-ja kërkon që Kosova dhe Serbia t’i përmbahen Traktatit të Komunitetit të Energjisë
Autori: Gazeta inFokus
10:25 | 26 November 2026
Në fillim të javës së kaluar, Qeveria e Kosovës mori vendim për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompani serbe, për shkak të, siç u tha, vendimit të Serbisë për t’i mbajtur të bllokuara linjat ndërkufitare për tregtim për pothuajse shtatë vjet.
Bashkimi Europian pret që Kosova dhe Serbia t’u përmbahen zotimeve sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë.
“Presim që si Kosova, ashtu edhe Serbia të veprojnë në përputhje me rregullat në fuqi dhe zotimet ekzistuese sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë, përfshirë ato që lidhen me tregtimin e energjisë elektrike dhe alokimin e kapaciteteve ndërkufitare”, tha një zëdhënës i Komisionit Europian në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express.
Zëdhënësi tha se “Serbia ende duhet ta adresojë Vendimin 2025/02/MC të Komunitetit të Energjisë dhe t’i korrigjojë çështjet që lidhen me alokimin e kapaciteteve në kufirin e zonës së ofertimit me Kosovën”.
“Sigurimi i respektimit të këtyre rregullave është në interes të pjesëmarrësve të tregut, sistemeve energjetike të rajonit dhe, në fund të fundit, konsumatorëve fundorë të energjisë”, thuhet në përgjigje.
BE-ja tha se do të vazhdojë ta “lehtësojë bashkëpunimin në përputhje me Tregun e Përbashkët Rajonal dhe në pajtim me Traktatin e Komunitetit të Energjisë”.
“Zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve të mëparshme, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023, është kusht që si Kosova, ashtu edhe Serbia të përparojnë në rrugët e tyre përkatëse europiane”, kujton BE-ja në fund të përgjigjes.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimi për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompani serbe vjen meqenëse Serbia nuk e ka zbatuar kërkesën e Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë për t’i zhbllokuar dy linjat e interkoneksionit ndërkufitar, prej 400 kilovatësh, më 1 korrik.
Ai tha se Kosova po vendos kundërmasa ndaj Serbisë, që përfshijnë blerjen, shitjen, importin dhe eksportin e energjisë elektrike, qoftë drejtpërdrejt apo përmes transitit, ose rishitjes.
Qeveria e Kosovës nuk ka treguar se cilat kompani serbe mund të jenë duke bërë tregti me energjinë elektrike në Kosovë.
Nga fillimi i këtij viti e deri në tetor, vlera e importit të energjisë elektrike ka arritur në 205 milionë euro, sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës.

T� tjera
-
Haradinaj për Ligjin për Specialen: Tërheqja nuk është bërë në emër të Aleancës
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me procesin e Ligjit...
-
Kuvendi nuk e miraton rezolutën për mungesën e barnave onkologjike
Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Propozim-Rezolutën e dalë nga interpelanc...
-
Haxhiu: Krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë, vendi i tyre është në Kosovë
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, në një adresim në Parlament ka kujtuar...
-
Në ulëset e deputetëve vendosen shirita portokalli për “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”
Në ulëset e deputetëve vendosen shirita portokalli për “16 Ditët e Aktivizmit...
-
Përparim Rama prezanton Prishtinën për mediat prestigjioze ndërkombëtare
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë së fundmi disa intervista për ...
-
Shtrenjtohen importi dhe prodhimi në Kosovë – rritje e çmimeve deri në 34% në disa kategori
Çmimet e produkteve të importuara dhe atyre që prodhohen në Kosovë kanë shënu...
-
Arrestohen tre persona të dyshuar për kr*im të organizuar, sekuestrohet pasuri mbi një milionë euro
Tre persona janë arrestuar në Prishtinë dhe Fushë Kosovë nën dyshimin për për...
-
Segmenti 1.5 kilometërsh i Rrugës A “Jim Xhema” hapet për qarkullim, Përparim Rama ndan pamje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë pamje nga hapja e djeshme për ...
-
Ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Banorët e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë do të mbesin pa furnizim me ujë...
-
Ndalohen dy shtetas të Serbisë në Stubëll të Gjilanit, dyshohet se hynë ilegalisht në Kosovë
Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Stubëll t...
-
Rroga e 13-të dhe 600 euro pagë minimale, punëtorët paralajmërojnë protestë
Sindikalistët e sektorit privat në Kosovë kanë paralajmëruar organizimin e nj...
-
Përleshje pas një mosmarrëveshjeje në Mitrovicën e Veriut, një grua pëson lëndime
Një grua ka pësuar lëndime trupore pas një sulmi fizik që dyshohet se ndodhi ...
































