Lajme

Segmenti 1.5 kilometërsh i Rrugës A “Jim Xhema” hapet për qarkullim, Përparim Rama ndan pamje

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 26 November 2026

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë pamje nga hapja e djeshme për qarkullim e njërit prej segmenteve të Rrugës A, e cila tashmë mban emrin e veprimtarit shqiptar Jim Xhema.

Rama ka thënë se me këtë emërtim, Prishtina nderon një nga shqiptarët që kanë dhënë kontribut të madh për çështjen shqiptare dhe shtetësinë e Kosovës.

“Jim Xhema, ky shqiptar i madh, prej sonte e ka emrin në zemër të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama.

-Advertisement-

Ai ka theksuar se bëhet fjalë për një nga segmentet më të rëndësishme të kryeqytetit, duke shtuar se Prishtina i nderon njerëzit që kanë kontribuar për vendin dhe u shërben qytetarëve përmes punës dhe zhvillimit.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy