Lajme

Arrestohen dy shtetas serbë, hynë në Kosovë duke anashkaluar kontrollet kufitare

Autori: Gazeta inFokus 08:52 | 26 November 2026

Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Stublinë të Gjilanit, pasi dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 25 nëntor, rreth orës 09:15.

Gjatë patrullimit, njësia policore ka ndaluar një veturë në të cilën ndodheshin një burrë dhe një grua, shtetas të Serbisë

-Advertisement-

Ata dyshohet se kishin hyrë nga Serbia në Kosovë duke anashkaluar kontrollet e rregullta në pikat e kalimit kufitar.

Të dy janë dërguar në stacion policor dhe, pas inicimit të rastit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në gjykatë për kundërvajtje, me procedurë të shpejtë.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy