Lajme

Nisma e PDK’së e Kurtit për Ligj krejt të ri për Hagën, BE: Presim të konsultohemi për çfarëdo ndryshimi

Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 25 November 2026

Një zëdhënës i Bashkimi Evropian në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se Brukseli zyrtar pret të konsultohet për çfarëdo ndryshimi të Ligjit për Gjykatën Speciale me seli në Hagë. Kjo pas nismës së re të PDK’së dhe Qeverisë së Kosovës për bërjen e një Ligji të ri, që do të bazohet në tekstin e të vjetrit që u miratua në dy lexime gjatë tetorit të këtij viti.

Në përgjigje, ky zëdhënës i është referuar edhe shkëmbimit të letrave të vitit 2014 ndërmjet Përfaqësueses së Lartë të BE-së dhe presidentit të atëhershëm të Kosovës, duke theksuar se pret të konsultohet për çdo iniciativë të re që synon ndryshimin e legjislacionit.

“Ne presim që të konsultohemi për çdo iniciativë të re që ndryshon legjislacionin”, thuhet në përgjigje.

-Advertisement-

Zëdhënësi i BE-së ka theksuar gjithashtu se sundimi i ligjit dhe mbrojtja e të drejtave themelore, përfshirë të drejtat e viktimave dhe dëshmitarëve, mbeten me rëndësi parësore./Express/

Kur zjarri godet biznesin, sigurimi bën diferencën: si u rikthyen Swiss Roleta dhe Pine Hotel në funksion me SIGAL
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy