Lajme

Sadiku: VV-ja edhe sot pas 7 vitesh harroi se është në pushtet dhe fajësoi ZRrE-në për problemet në energji

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 24 November 2026

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar pas mbledhjes së Komisionit për Ekonomi, ku ka raportuar bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE).

Sadiku ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se ata tentuan që problemet që, sipas tij, burojnë nga keqqeverisja, t’ia faturojnë një rregullatori të pavarur.

“Deputetët e Vetëvendosjes morën rolin e opozitës, siç bëjnë zakonisht, duke harruar se partia e tyre është tash e gati shtatë vjet në pushtet.Të gjitha problemet që burojnë nga keqqeverisja e tyre, tentuan t’ia faturojnë një rregullatori që, në parim, duhet të jetë i pavarur, i paanshëm dhe i paprekur nga politika.

-Advertisement-

Për besë, kjo s’ka as kuptim, as logjikë”, ka shkruar Sadiku.Ai ka vazhduar kritikat ndaj deputetëve të pushtetit, duke thënë se nuk ka kuptim që një parti në pushtet të sillet si opozitë ndaj problemeve që vetë duhet t’i adresojë.

“Me qenë në pushtet e me u sjellë si opozitë ndaj dështimeve të tua, kjo më as populizëm nuk është. Është tragjikomedi me shtet”, ka përfunduar Sadiku.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy