Lajme

“Nuk do të përfundojë këtu”, paralajmërohen arrestime tjera në rastin e vrasjes së Arlindës

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 24 November 2026

Hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, mund të marrin përmasa të tjera, pasi dyshohet se në shtytjen e këtij krimi janë përfshirë edhe persona të tjerë.

Avokati i familjes së viktimës, Besnik Berisha, ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e katër personave, duke deklaruar se ekzistojnë prova që mbështesin dyshimet për shtytje në vrasje, transmeton lajmi.net.

Ai bëri të ditur se në mesin e personave nën hetim për këtë dyshim janë vjehrra e Arlindës dhe vëllai i personit të dyshuar për kryerjen e vrasjes.

-Advertisement-

“Ka prova po ashtu që forcojnë bindjen së paku për dyshim të bazuar se ka pasur shtytje në vrasjen e saj. Si shtytës tani për tani e marrë nën hetim është vjehrra e saj dhe vëllai i bashkëshortit, apo vëllai i dorasit të saj”, deklaroi Berisha.

Ai paralajmëroi se hetimet, sipas bindjes së tij, nuk do të ndalen vetëm te këta persona, duke lënë të kuptohet se mund të ketë emra të tjerë që do të përfshihen në këtë çështje.

“Unë besoj fuqishëm që kjo shtrirje nuk do të përfundojë këtu dhe do të ketë edhe persona të tjerë në shtytje në vrasje. Dhe besoj se njëri nga ta do të jetë personi që u nxor nga seanca këtu”, u shpreh ai.

Berisha gjithashtu tha se ekzistojnë prova të mjaftueshme që ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, ka pasur rol në shtytjen e vrasjes së saj.

Hetimet për rastin po vazhdojnë, ndërsa dyshimet dhe pretendimet e ngritura duhet të trajtohen në përputhje me procedurat ligjore dhe parimin e prezumimit të pafajësisë.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy