Specialja i reklamon kushtet që i “gëzojnë” krerët e UÇK’së të dënuar në Hagë
Autori: Gazeta inFokus
14:48 | 24 November 2026
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka reklamuar pak kushtet e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që mbahen në paraburgim në Hagë. Sipas tij, ata kanë kushte jetese që përmbushin ose tejkalojnë standardet përkatëse evropiane dhe ndërkombëtare.
Duke iu përgjigjur shqetësimeve të ngritura në opinionin publik në Kosovë, Doyle ka thënë se të paraburgosurit kanë qasje të përditshme në ajër të pastër dhe mundësi për ushtrime fizike, si dhe mund të merren me aktivitete sportive dhe rekreative.
Ai ka përmendur se të paraburgosurit mund të luajnë tenis, të merren me kopshtari e pikturë, të gatuajnë dhe të ndajnë ushqimin me njëri-tjetrin. Gjithashtu, sipas tij, ata kanë mundësi të marrin pjesë në shërbesa fetare dhe të kenë qasje në libra, revista, gazeta dhe programe radiofonike e televizive në gjuhën shqipe.
Sa i përket kujdesit shëndetësor, Doyle ka thënë se të paraburgosurve u ofrohet së paku i njëjti standard i shërbimeve shëndetësore që është përgjithësisht i disponueshëm në Holandë.
Ai ka theksuar gjithashtu se sistemi i paraburgimit u mundëson të mbajturve të ruajnë kontaktet me familjarët dhe miqtë përmes telefonatave, korrespondencës, vizitave fizike dhe atyre përmes video-lidhjes.
Sipas tij, secilit të paraburgosur i garantohen 10 ditë në muaj për vizita nga familjarët dhe miqtë.
Duke folur për standardet e akomodimit, higjienës, ushqimit dhe ngrohjes, zëdhënësi i Dhomave të Specializuara ka deklaruar se të gjitha kushtet në objektet e paraburgimit i përmbushin ose tejkalojnë standardet ndërkombëtare, përfshirë Rregullat Minimale Standarde të Kombeve të Bashkuara për Trajtimin e të Burgosurve dhe Rregullat Evropiane të Burgjeve.
Doyle ka bërë të ditur se rregullat e paraburgimit janë hartuar në konsultim me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK), i cili kryen inspektime të rregullta, të paparalajmëruara dhe të pavarura në këto objekte.
Ai i është referuar edhe raportit të vitit 2025 të Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara, sipas të cilit, pas tri inspektimeve gjatë atij viti, ishte konstatuar se kushtet e paraburgimit ishin në përputhje me të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe standardet e njohura ndërkombëtarisht.
Ndërkaq, inspektimi më i fundit nga Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara është kryer në tetor të vitit 2026.
Sa i përket trajtimit të të paraburgosurve, Doyle ka deklaruar se çdo formë diskriminimi është e ndaluar brenda këtyre objekteve, pavarësisht prejardhjes kombëtare apo natyrës së procedurave penale.
Ai ka shpjeguar edhe mekanizmat përmes të cilëve të paraburgosurit mund të paraqesin ankesa. Sipas tij, ata mund t’i drejtohen shefit të shërbimit të paraburgimit, Avokatit të Popullit ose Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Në rastet kur konsiderojnë se ankesat nuk janë trajtuar, të paraburgosurit mund të ndjekin procedurën zyrtare, duke iu drejtuar Administratorit të Dhomave të Specializuara dhe, si mundësi të fundit, gjyqtarëve.
Përgjigjet e zëdhënësit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, janë dhënë në një intervistë me shkrim për RTV21, në të cilën janë trajtuar kushtet e paraburgimit dhe mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

T� tjera
-
“Nuk do të përfundojë këtu”, paralajmërohen arrestime tjera në rastin e vrasjes së Arlindës
Hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë ...
-
Prokuroria e konfirmon ndalimin e katër personave për vrasjen e Arlinda Zekajt: Dy dyshohen për vrasje, dy tjerë dyshohen se ndihmuan
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin edhe të katër pers...
-
Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do ta apelojë ven...
-
Zbulohen katër emrat e të arrestuarve të tjerë në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt
Ish vjehrra Nurije Sylaj dhe Driton Sylaj, ish-kunati i të ndjerës Arlinda Ze...
-
Nën përcjelljen e Njësisë Speciale, Jeton Sylaj dërgohet në Gjykatën e Pejës
Ish-burri i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, para pak minutash është dërguar në G...
-
Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret sistemin e pagesave të shpejta TIPS-K
Oda Ekonomike e Kosovës ka mirëpritur fillimin e zbatimit gradual të Sistemit...
-
Vita kundërshton rezultatet e AUV-it: Analizat në Bullgari tregojnë se aflatoksina në qumësht është nën kufirin e lejuar
Qumështorja “Vita” ka reaguar lidhur me rezultatet e publikuara nga Agjencia ...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, arrestohen vjehrra dhe kunati nën dyshimin për shtytje në vrasje!
Zhvillime të fuqishme në hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Në mes...
-
Abdixhiku: Ju kam thënë, mos i dëgjoni sulmet ndaj LDK-së dhe deklaratat për vrasjet politike nuk ndalen
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ...
-
OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vra*në nga partnerët ose familjarët më 2025
Rreth 47 mijë gra dhe vajza në mbarë botën u vranë nga partnerët e tyre ose a...
-
Forcohen lidhjet ushtarake mes Kosovës dhe Shqipërisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim J...
-
Fermerët vendorë i “shkel” importi – 50 milion kilogram qumësht e produkte të tij erdhën në Kosovë vetëm brenda këtij viti – ndikim pati edhe një vendim i Armend Mujës
Miliona kilogram qumësht e produkte të tij po importohen në Kosovë derisa pro...





































