Ramiz Lladrovci: Mbrojtja e krerëve të UÇK-së është detyrim shtetëror, jo përgjegjësi vetëm e një partie
Autori: Gazeta inFokus
16:02 | 21 November 2026
Ramiz Lladrovci ka reaguar lidhur me proceset gjyqësore në Hagë dhe mënyrën se si është organizuar mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke vlerësuar se kjo çështje duhet të trajtohet si obligim shtetëror dhe kombëtar, e jo të mbetet përgjegjësi vetëm e një partie politike.
Në reagimin e tij, Lladrovci thekson se mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe të tjerëve duhet të mbështetet nga të gjitha institucionet e Kosovës, përtej ndarjeve partiake.
Ai shpreh shqetësimin për mënyrën e organizimit të mbrojtjes, duke ngritur pikëpyetje për uljen e buxhetit, mungesën e përfshirjes së diplomacisë aleate dhe përfaqësimin e kufizuar të ekspertëve juridikë dhe institucioneve ndërkombëtare në këtë proces.
Sipas Lladrovcit, kanë kaluar gjashtë vjet dhe ende nuk ka qartësi të mjaftueshme nëse janë shfrytëzuar të gjithë mekanizmat e mundshëm për një mbrojtje sa më efikase të ish-krerëve të UÇK-së.
“A kemi bërë sa duhet, a ka qenë mbrojtja efikase, a janë shfrytëzuar të gjithë mekanizmat, apo i kemi lënë çlirimtarët vetëm?”, shtron pyetjen Lladrovci në reagimin e tij.
Ai konsideron se lufta çlirimtare dhe figurat që udhëhoqën procesin e çlirimit të Kosovës duhet të trajtohen me seriozitet institucional dhe me një angazhim që tejkalon interesat politike.
Në këtë kontekst, Lladrovci thekson se Partia Demokratike e Kosovës nuk mund ta bartë e vetme përgjegjësinë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, duke kërkuar krijimin e një fronti më të gjerë politik, institucional dhe kombëtar.
Një tjetër kërkesë e tij lidhet me hartimin e një ligji të ri, përmes angazhimit të ekspertëve, i cili do të ofronte mbrojtje ligjore për luftën çlirimtare dhe për ata që udhëhoqën atë.
Duke iu referuar pamjeve të sotme nga Prishtina, gjatë largimit të Jakup Krasniqit nga shtëpia e tij, Lladrovci shpreh shqetësimin për atë që e cilëson si mungesë të përgjegjësisë dhe angazhimit të duhur institucional.
Në përfundim të reagimit, ai paralajmëron se pasojat e mungesës së një angazhimi të mirëfilltë për këtë çështje nuk do të kufizohen vetëm në të tashmen, por mund të rëndojnë edhe mbi gjeneratat e ardhshme.
“Dëmi që po i shkaktohet Kosovës sot, do të jetë barrë edhe për gjeneratat”, përfundon Lladrovci.

T� tjera
-
Djali i Hashim Thaçit reagon për vizitën e Jakup Krasniqit
Vizita katërditore e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në...
-
FSK realizon qitje me mortaja 120mm në Biza të Shqipërisë
Në kuadër të procesit të zhvillimit dhe avancimit të kapaciteteve operacional...
-
Comodita Home hap dyqanin e ri në Pejë me oferta unike – lansohet dysheku Hybrid Black
Comodita Home ka hapur dyqanin e saj më të ri në American Retail në Pejë. Kj...
-
Aksion kundër dro*gës në Prishtinë, ndalohen 4 persona dhe sekuestrohen mbi 15 kg marih*uanë
Prokuroria Themelore në Prishtinë zhvilluar një aksion kundër narkotikëve në ...
-
Forcohen lidhjet ekonomike dhe kulturore të Kosovës me Izmirin
Në Izmir po vazhdojnë aktivitetet në kuadër të organizimit “Ditët e Kosovës”....
-
Arrestohet shtetasi i Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet për falsifikim të dokumentit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas të Turqisë, i ...
-
Endriti publikon fotografinë e Jakup Krasniqit: “Përshëndetja më e bukur që na e bëri sot”
Vizita katërditore e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në...
-
Lansohet kampanja “Dhuro Made in Kosova”, synohet promovimi i produkteve vendore
Të gjitha bizneset vendore, prodhuesit dhe ndërmarrësit në Kosovë kanë mundës...
-
Nga Göteborg në Prishtinë, rezervoni udhëtimin me PrishtinaTickets
Për udhëtarët që jetojnë në Göteborg dhe rrethinë, PrishtinaTickets mundëson ...
-
Shqipëria përparon drejt BE-së. Çfarë presin qytetarët nga ky përparim?
Klodiana Shala del nga Shqipëria të paktën një herë në muaj për të blerë ushq...
-
Policia e Kosovës rrit gatishmërinë për përballimin e turmave
Gjithsej 175 pjesëtarë të Njësive për Reagim të Shpejtë (NJRSH) të Policisë s...
-
Ganimete Musliu: Haga ka kaluar kufijtë e drejtësisë dhe të njerëzores
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar...



































