Asociacioni i Komunave i reagon Kurtit: Boll ma me përçmime, uluni me kryetarët, dëgjoni hallet e mbani premtimet
Autori: Gazeta inFokus
16:36 | 20 November 2026
“Unë jam i bindur se në Kosovë jetohet shumë më mirë si qytetar i Republikës sesa si banor i komunës”.
Kjo deklaratë e kryeministrit Albin Kurti po nxit reagime.
Asociacioni i Komunave të Kosovës po i kërkon që ai të ndalë “përçmimet” ndaj komunave dhe tha se ai s’i ka takuar kryetarët që dy vjet
“Kryeministër Kurti, po na thoni se në Kosovë jetohet ma mirë si qytetar i Republikës sesa si banor i komunës. Veç na e sqaroni një hollësi: kur qytetari i Republikës niset për në shtëpi, në cilën komunë mbërrin? Si Bord i Asociacionit të Komunave të Kosovës, po e shohim se komunat e kanë marrë një dëftesë të tërë prej jush. Në vitin 2022, për mosdorëzimin e listave të pagave gjatë grevës, na doli vërejtja “politikë antishtetërore”. Në shtator 2025, “komunat dembele”. Në nëntor të po atij viti, erdhi paralajmërimi se buxhetin nuk do t’ua jepnit kryetarëve që, sipas jush, “nuk dinë të punojnë mirë” ose “vjedhin”. Tash po na thoni edhe se do të parapëlqenit që arsimi të ishte më i centralizuar. Veç vula e Ministrisë po i mungon dëftesës”.
Ndërkohë, AKK thotë se Granti i Katërt për investime kapitale, me të cilin thonë se Kurti premtoi më shumë autonomi për komunat, ende nuk është bërë realitet.
“Kanë kaluar më shumë se dy vjet nga takimi juaj i fundit me kryetarët e komunave, ndonëse AKK-ja ka kërkuar takim. Me këtë ritëm, edhe karriget e sallës kanë me kërku sqarim se kush po vonohet. Për çdo vendim e për çdo euro publike, kryetarët kanë detyrë me dhanë llogari. Për çdo dyshim për keqpërdorim ka institucione që e trajtojnë. Buxheti u takon qytetarëve dhe duhet të ndahet sipas ligjit, nevojave dhe kritereve të barabarta. Nota që ia jep kryeministri kryetarit prej foltores s’figuron askund në formular”.
Asociacioni i kërkoi takim Kurtit, duke i thënë se vendndodhja e një takimi të mundshëm do të jetë sigurisht në një komunë të vendit.
“Kryeministër, boll ma me përçmime. Caktojeni takimin. Uluni me kryetarët, dëgjojini hallet e qytetarëve dhe mbajini zotimet për financimin dhe autonominë lokale. Për adresën e takimit mos u shqetësoni. Kudo që ta caktoni në Republikën e Kosovës, ka me qenë në një komunë”.

T� tjera
-
Aktakuzë ndaj tre personave në Suharekë, Prokuroria e Prizrenit jep detaje
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave me ini...
-
Isni Kilaj tregon se shujtat në Hagë ua kanë sjellë të ngrira
Ish-komandanti i UÇK-së, Isni Kilaj, i cili u lirua më 17 nëntor nga Gjykata ...
-
Nën kërcë*nimin e thi*kës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me ini...
-
Shiroka Pula pret në takim ambasadoren e Suedisë, flasin për integrimin evropian të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Sue...
-
Merret vendimi për rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e QKUK-së
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka përfunduar verifikimin e pronësisë s...
-
Vrasja e Triumf Rizës, Gjykata Themelore i dënon me nga 18 vite burg Ilir e Rrahim Abdullahun
Gjykimi ndaj Ilir Abdullahut i njohur me nofkën “Liza” dhe Rrahim Abdullahu i...
-
Gjini pret Prattipatin: Aleanca do të jetë e pakompromis në mbrojtjen e demokracisë
Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë n...
-
Gazeta zvicerane zbulon të kaluarën kriminale të Rrahman Hotit, tregon se si e vrau gruan para 13 vitesh në St.Gallen
Gazeta zvicërane “Blick” ka dhënë detaje të tjera për të kaluarën kriminale t...
-
Gjykata Administrative urdhëron Komunën e Vitisë ta sistemojë në punë Visar Misinin, ishte shpallur fitues i konkursit
Gjykata Administrative, me aktgjykimin e 4 nëntorit 2026, ka aprovuar në tërë...
-
Kuvendi nis hartimin e Agjendës Parlamentare për Barazi Gjinore 2027–2030
Fillon hartimi i Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinor...
-
Tre persona dënohen me nga 7 vjet burgim për trafikim të narkotikëve në Prishtinë, dy të tjerë lirohen nga akuza
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka shpallur aktgjykimin...
-
KEDS-i: Erërat dëmtuan rrjetin elektrik, po punojmë për rikthimin e plotë të furnizimit
KEDS-i ka njoftuar se ekipet janë duke punuar në terren për sanimin e plotë t...

































