-Advertisement-
Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria - Infokus
-Advertisement-
Lajme

Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së zhvillon takim me homologun nga Shqipëria

20:16 | 19 November 2026 Autori: Infokusi

Komandanti i Forcës Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Brigade Mehmet Lladrovci, u prit sot në takim nga Komandanti i Forcës Tokësore të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Major Petrit Çuni.Gjatë takimit, të zhvilluar në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Shqipëri, u diskutua për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy forcave tokësore, me theks të veçantë në realizimin e stërvitjeve të përbashkëta, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe forcimin e kapaciteteve operacionale.

Të dy komandantët riafirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit ushtarak dhe institucional, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta, në funksion të kontributit për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.“Bashkëpunimi ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë mbetet një dëshmi e partneritetit të ngushtë dhe marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve”, njofton FSK.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

më shumë lajme

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy