-Advertisement-
Rama i përgjigjet Kurtit: Qeveria është përgjegjëse për dështimin e “Lojërave Mesdhetare”, qeveria qeveria, është qikaq e thjeshtë - Infokus
-Advertisement-
Lajme

Rama i përgjigjet Kurtit: Qeveria është përgjegjëse për dështimin e “Lojërave Mesdhetare”, qeveria qeveria, është qikaq e thjeshtë

16:29 | 19 November 2026 Autori: Infokusi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit lidhur me dështimin e organizimit të “Lojërave Mesdhetare”, duke thënë se përgjegjësia për këtë situatë i takon Qeverisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka pretenduar se Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare ka njoftuar për anulimin e takimit për tri arsye: mospagesën, mosdërgimin e emrave të delegacionit dhe mungesën e përgjigjeve në komunikimet elektronike.

Postimi:

“Kryeministër, paske provu me ia bartë Prishtinës fajin për dështimin e ‘Lojërave Mesdhetare’!

Në komunikimin e fundit, ‘Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare’ thotë se takimi është anuluar për këto arsye:Pagesa s’është kryer.
Emrat e delegacionit s’janë dërguar.
Nuk jeni përgjigjur në email-a”, ka shkruar Rama.
Ai ka thënë se përgjegjësia për përmbushjen e këtyre tri obligimeve i takonte Qeverisë.

“Kush ka pasur me i bërë këto?Qeveria.
Qeveria.
Qeveria.
Qikaq e thjeshtë është!”, ka përfunduar Rama.

Nga: Infokusi
Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

më shumë lajme

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy