Lajme

Haxhiu: Jam pranë Jakup Krasniqit, do të vazhdojmë betejën në Apel

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 19 November 2026

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vizitës së Jakup Krasniqit në familjen e tij në Prishtinë.

Ajo ka thënë se me shumë dhimbje po e përcjellim ardhjen e tij në Kosovë.

Sipas saj, ai është kthyer për pak ditë, për të qenë pranë bashkëshortes, gjendja shëndetësore e së cilës është rënduar.

-Advertisement-

“Zëri i UÇK-së gjatë luftës, Kryetari i Kuvendit që drejtoi seancën historike të shpalljes së Pavarësisë dhe atë të miratimit të Kushtetutës, një nga figurat e rëndësishme të shtetndërtimit të Kosovës. Sot, Jakup Krasniqi po kalon ditë të vështira, larg lirisë dhe në rrethana të rënda familjare, por jo i vetëm.”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka thënë se qëndrimi i saj për procesin dhe aktgjykimin ndaj tij dhe të tjerëve është i njohur.

“Tani që çështja ndodhet në Apel, do ta vazhdojmë betejën për drejtësi dhe për lirimin e plotë të krerëve të UÇK-së. Jam pranë Jakup Krasniqit, bashkëshortes dhe gjithë familjes së tij. Atyre u uroj forcë dhe që këto ditë, sado të vështira, t’i kalojnë bashkë e në qetësi.”, ka thënë Haxhiu në një postim në Facebook.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy