Lajme

Mbi një orë vonesë në Kuvend, ende nuk nis vazhdimi i seancës së së premtes

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 19 November 2026

Edhe pse ishte paraparë të fillonte në orën 10:00, vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës, e cila kishte mbetur në gjysmë të premten, ende nuk ka nisur, ndonëse kanë kaluar më shumë se një orë nga koha e caktuar.

Në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i njohur si Ligji për Specialen.

Ndërkohë, pak minuta para vazhdimit të seancës, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, së bashku me Bedri Hamzën, është takuar me kryeministrin Albin Kurti.

-Advertisement-

Pas takimit, Çitaku ka deklaruar se mes palëve nuk ka dallime sa i përket përmbajtjes së ligjit, por se mospajtimet kanë të bëjnë me procedurën.

“Nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje. Dallimet i kemi ende në procedurë, diskutimet vazhdojnë”, ka thënë Çitaku.

Përveç vazhdimit të seancës së së premtes, për sot është thirrur edhe një seancë e re e Kuvendit, me gjithsej 12 pika të rendit të ditës, e cila ishte planifikuar të fillonte në orën 11:00.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy