Lajme

Mungesa e masave për sigurimin e punëtorëve, ndalen punimet në dy objekte në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 17 November 2026

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë

Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve të realizuara në terren në dy objekte ndërtimi në komunën e Gjakovës, ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.

Bazuar në njoftimin e Inspektoratit, për shkak të mungesës së masave të nevojshme për garantimin e sigurisë së punëtorëve, janë nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve në të dy objektet, deri në eliminimin e parregullsive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

-Advertisement-

“Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi për sigurinë dhe shëndetin në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve”.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy