Lajme

“Kurti përfitoi politikisht”, Haradinaj flet për vendimin e Gjykatës në Hagë

Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 17 November 2026

Dënimi i dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, me një vit e pesë muaj burgim, ka nxitur reagime të shumta, përfshirë edhe nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ka deklaruar se “kryeministri Albin Kurti ka përfituar politikisht nga kjo situatë”.

Sipas Haradinajt, Kurti ka ndryshuar qëndrimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së për përfitime politike, duke pretenduar se më herët ka bërë përpjekje që ata të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim.

-Advertisement-

“Albin Kurti e pa që është pak gjasa me dalë të padënuar, prandaj përfitoi politikisht, gjoja se tash po i dhimben ata e për gjashtë vite bëri çmos që ata me nejt mrena, e tash nuk po i sheh më konkurrentë”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka komentuar edhe vendimin e fundit të Gjykatës, duke thënë se sipas tij, dënimi ka dy qëllime.

Sipas Haradinajt, përmes këtij vendimi Gjykata ka tentuar të krijojë përshtypjen e një qasjeje më të relaksuar, duke shqiptuar një dënim më të ulët, por njëkohësisht duke konstatuar fajësinë.

Ai ka vlerësuar gjithashtu se ky vendim i hap rrugë Gjykatës së Apelit që të shqyrtojë më tej çështjen e fajësisë.

“”Njëri e bëri për makiazh, tregoi relaksin, qysh megjithatë nuk shkoi me dënime sa ka mujt me shku, por e konstatoi fajësinë, dhe ia shtruan rrugën e Gjykatës së Apelit që ata të japin një fajësi”.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy