Lajme

Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive

Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 16 November 2026

Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të tjera të mëdha në SHBA po raportojnë probleme me aksesimin e disa prej shërbimeve bankare.

Sipas faqes së internetit Downdetector, e cila monitoron ndërprerjet e shërbimeve bazuar në raportimet e përdoruesve, rreth 4,500 persona kanë raportuar probleme me shërbimet bankare online të Chase.

Një zëdhënës i JP Morgan Chase, e njohur edhe si Chase Bank, e ka cilësuar ndërprerjen si një “problem teknik”, në një deklaratë për BBC, transmeton Panorama

-Advertisement-

“Disa transaksione po kërkojnë më shumë kohë se zakonisht për t’u përfunduar, por klientët vijojnë të kenë akses në llogaritë dhe fondet e tyre”, thuhet në deklaratë.

“Po punojmë për ta zgjidhur këtë problem sa më shpejt të jetë e mundur”, shton zëdhënësi.

Ndërkohë, disa klientë të Chase që përpiqen të hyjnë në llogaritë e tyre përmes aplikacionit celular të bankës po përballen me një mesazh gabimi.

“Disa shërbime nuk janë të disponueshme. Po punojmë për rikthimin e tyre. Ju lutemi, provoni sërish më vonë”, thuhet në njoftimin që shfaqet në aplikacion, sipas BBC.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy