Kusari-Lila në Vjenë: BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor
Autori: Gazeta inFokus
20:12 | 16 November 2026
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në panelin ministror të Forumit Ekonomik të Vjenës, ku ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, integrimit evropian dhe krijimit të mundësive të reja për investime dhe zhvillim ekonomik. Ajo ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kusari-Lila ka bërë të ditur se paneli ministror, i titulluar “Common Vision for a Longstanding Economic Cooperation”, ka mbledhur ministra dhe përfaqësues të lartë nga Ballkani Perëndimor dhe rajoni më i gjerë, për të diskutuar prioritetet e shteteve dhe objektivat e përbashkëta drejt integrimit evropian
Kusari-Lila ka bërë të ditur se paneli ministror, i titulluar “Common Vision for a Longstanding Economic Cooperation”, ka mbledhur ministra dhe përfaqësues të lartë nga Ballkani Perëndimor dhe rajoni më i gjerë, për të diskutuar prioritetet e shteteve dhe objektivat e përbashkëta drejt integrimit evropian.
“Në adresimin tim theksova rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, integrimit evropian dhe krijimit të mundësive të reja për investime dhe zhvillim ekonomik. Përgëzova Malin e Zi për progresin e arritur në procesin e integrimit evropian dhe nënvizova se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar Kusari-Lila.
Ministrja ka bërë të ditur se gjatë prezantimit është ndalur edhe te reformat ekonomike dhe legjislative të Kosovës, sektorët me potencial të lartë rritjeje dhe mundësitë konkrete për investime.
“Në prezantimin tim u ndala te reformat ekonomike dhe legjislative të Kosovës, sektorët me potencial të lartë rritjeje dhe mundësitë konkrete për investime. Prezantova gjithashtu marrëdhëniet ekonomike me Austrinë dhe potencialin e Kosovës në prodhim, inovacion dhe zhvillimin e parqeve eko-industriale, duke ftuar bizneset ndërkombëtare të bëhen pjesë e transformimit dhe zhvillimit tonë industrial”, ka theksuar ajo.
Kusari-Lila ka falënderuar presidentin e Forumit Ekonomik të Vjenës, Dr. Emil Brix, dhe sekretaren e përgjithshme, ambasadoren Dr. Elena Kirtcheva, për ftesën dhe organizimin e forumit.
“Një vizion i përbashkët për Ballkanin Perëndimor nënkupton më shumë integrim, bashkëpunim, stabilitet dhe siguri, duke krijuar mundësi për zhvillim ekonomik dhe prosperitet të qëndrueshëm për të gjithë”, ka përfunduar Kusari-Lila.

T� tjera
-
AUV kthen në Serbi 27 tonë misër për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka refuzuar importin dhe ka kthyer...
-
Shqipëri/ Aksidenti në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda
Ka ndërruar jetë në aksidentin e rëndë të ndodhur pak minuta më parë në autos...
-
Prokuroria Speciale nis hetimet për incizimet ku Halil Thaçi tregon se si bashkë me Kurtin kurdisi konkursin në KEK
Prokuroria nis hetimet për audio-incizimin që VOX Kosova publikoi, ku Thaçi t...
-
Alarmon AUV, tërhiqet nga tregu VITA 3.2%
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen e menjëhers...
-
Tragjedi në Gjermani: Dy të rinj nga Rahoveci humbin jetën në aksident
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në Gjermani, ku kanë humbur...
-
Çitaku: Pas rivotimit, ndërkombëtarët të kontribuojnë në ndryshimin e Ligjit për Specialen
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në ...
-
Kosova dhe Austria drejt nënshkrimit të marrëveshjes për sigurime sociale
Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka p...
-
OVL-UÇK: Nuk kemi besim në Dhomat e Specializuara, asnjë aktgjykim nuk e ndryshon të vërtetën historike të luftës
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK)...
-
Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për një person të plagosur
Një incident dyshohet se ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Çarshinë e Mad...
-
Pas tetë vitesh në krye të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta emërohet këshilltar në Ferizaj
Kolonel Lumni Graishta, pas afro tetë vitesh në pozitën e drejtorit rajonal t...
-
Lista Studentore e ftuar në Forumin për Zgjerimin në Bruksel, Baucal flet për rivendosjen e marrëdhënieve me fqinjtë
Përfaqësuesit e Listës Studentore që i fitoi zgjedhjet në Serbi po marrin pje...
-
Nesër verdikti në Hagë për rastin e pengimit të drejtësisë, çfarë pret profesori nga Universiteti i Amsterdamit
Dy muaj pasi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, ish-presidenti i Koso...





































