AUV kthen në Serbi 27 tonë misër për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës
Autori: Gazeta inFokus
19:43 | 16 November 2026
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka refuzuar importin dhe ka kthyer në kufi 27 tonë misër merkantil nga Serbia, pasi analizat laboratorike kanë konstatuar tejkalim të nivelit të lejuar të aflatoksinës B1.
Sipas njoftimit, ngarkesa, e importuar nga kompania IDEAL GROUP SH.P.K. nga Peja, ishte paraqitur për import në pikën kufitare të Merdarit më 16 nëntor. Sipas rezultateve laboratorike, niveli i aflatoksinës B1 ishte 0.029 mg/kg, përkatësisht 45 për qind mbi kufirin e lejuar prej 0.020 mg/kg
Aflatoksina B1 është substancë toksike që prodhohet nga disa lloje myqesh dhe mund të gjendet në misër e drithëra të tjera. AUV ka bërë të ditur se në rastet kur misri i kontaminuar përdoret për ushqimin e kafshëve qumështore, kjo substancë mund të kalojë në qumësht në formën e aflatoksinës M1, duke paraqitur rrezik për shëndetin e konsumatorëve. Për këtë arsye, inspektori fitosanitar kufitar ka refuzuar importin e gjithë ngarkesës, duke mos lejuar hyrjen e saj në tregun e Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 16 Nëntor 2026
AUV kthen në kufi 27 tonë misër nga Serbia për shkak të tejkalimit të nivelit të lejuar të aflatoksinës B1
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), më 16 nëntor 2026, ka refuzuar importin dhe ka kthyer në kufi 27,000 kilogramë misër merkantil, me origjinë nga Serbia, të importuar nga kompania IDEAL GROUP SH.P.K. nga Peja.
Produkti është misër merkantil në kokrra, i cili tregtohet si lëndë e parë dhe mund të përdoret për ushqimin e kafshëve ose për përpunim të mëtejshëm, varësisht nga destinimi i tij.
Ngarkesa ishte eksportuar nga kompania AGRO DOM TIM DOO, Crvenka, Serbi, sipas faturës nr. 3404/2026, të datës 10 nëntor 2026, dhe ishte paraqitur për import në pikën kufitare të Merdarit.Gjatë kontrollit kufitar, AUV ka marrë mostra të misrit për analiza laboratorike. Rezultatet kanë treguar praninë e aflatoksinës B1 në nivel prej 0.029 mg/kg (29 µg/kg), apo 45% mbi kufirin e lejuar prej 0.020 mg/kg (20 µg/kg).
Aflatoksina B1 është një substancë toksike që prodhohet nga disa lloje myqesh dhe mund të gjendet në misër dhe drithëra të tjera. Nëse misri i kontaminuar përdoret për ushqimin e kafshëve qumështore, aflatoksina mund të kalojë në qumësht në formën e aflatoksinës M1, duke paraqitur rrezik për shëndetin e konsumatorëve.
Në zbatim të Ligjit Nr. 08/L-120 për Ushqim dhe Rregullores (QRK) Nr. 43/2013, inspektori fitosanitar kufitar ka refuzuar importin dhe ka kthyer të gjithë ngarkesën prej 27 tonësh në kufi, pa lejuar hyrjen e saj në tregun e Kosovës.
AUV do të vazhdojë kontrollet kufitare dhe analizat laboratorike për të parandaluar hyrjen e produkteve që nuk përmbushin standardet e sigurisë ushqimore dhe mund të rrezikojnë shëndetin e qytetarëve

T� tjera
-
Shqipëri/ Aksidenti në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda
Ka ndërruar jetë në aksidentin e rëndë të ndodhur pak minuta më parë në autos...
-
Prokuroria Speciale nis hetimet për incizimet ku Halil Thaçi tregon se si bashkë me Kurtin kurdisi konkursin në KEK
Prokuroria nis hetimet për audio-incizimin që VOX Kosova publikoi, ku Thaçi t...
-
Alarmon AUV, tërhiqet nga tregu VITA 3.2%
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen e menjëhers...
-
Tragjedi në Gjermani: Dy të rinj nga Rahoveci humbin jetën në aksident
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në Gjermani, ku kanë humbur...
-
Çitaku: Pas rivotimit, ndërkombëtarët të kontribuojnë në ndryshimin e Ligjit për Specialen
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në ...
-
Kosova dhe Austria drejt nënshkrimit të marrëveshjes për sigurime sociale
Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka p...
-
OVL-UÇK: Nuk kemi besim në Dhomat e Specializuara, asnjë aktgjykim nuk e ndryshon të vërtetën historike të luftës
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK)...
-
Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për një person të plagosur
Një incident dyshohet se ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Çarshinë e Mad...
-
Pas tetë vitesh në krye të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta emërohet këshilltar në Ferizaj
Kolonel Lumni Graishta, pas afro tetë vitesh në pozitën e drejtorit rajonal t...
-
Lista Studentore e ftuar në Forumin për Zgjerimin në Bruksel, Baucal flet për rivendosjen e marrëdhënieve me fqinjtë
Përfaqësuesit e Listës Studentore që i fitoi zgjedhjet në Serbi po marrin pje...
-
Nesër verdikti në Hagë për rastin e pengimit të drejtësisë, çfarë pret profesori nga Universiteti i Amsterdamit
Dy muaj pasi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, ish-presidenti i Koso...
-
Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë
Astrit Haraqia dhe personave të tjerë të arrestuar dje në Prishtinë u është c...




































