Lajme

Ymeri-Qeverisë: E konfirmuat se kishte tregti të energjisë me Serbinë, por jeni shumë vonë ta nxirrni Kosovën nga kjo “fajde”

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 16 November 2026

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar menjëherë pasi Qeveria Kurti 4 ka ndaluar tregtimin e energjisë me kompani serbe.

Ajo ka thënë me ironi se “s’keni flokë në kokë, sa kanë thënë që nuk ka tregti me kompani serbe”.

“Çka doni me thanë të enjten në Kuvend, se ka gabu  ‘AlbinBaba’? Le t’jetë shembull për gjeneratat e reja se kur dikush e flet të vërtetën veç duhet me qëndru, mjafton. Përndryshe Kryeministër, marrëveshja për tregti elektrike ka nis moti, tash na pret një dimër i vështirë i 6-ti me rend”, ka shkruar Ymeri.

-Advertisement-

Ajo e ka falenderuar Kurtin për konfirmimin se ka pas tregti me kompani serbe, por që ka thënë se është shumë vonë ta nxjerrin Kosovën nga kjo “fajde”, e cila ka thënë se do të na dëmtoj deri në ditën kur Kurti nuk do të jetë më në pushtet.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy