Lajme

U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 15 November 2026

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të gjendet një person i raportuar i zhdukur në Ferizaj.

Sipas policisë, më 11 nëntor të këtij viti, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar zhdukja e 31-vjeçarit, M. O. i cili, sipas familjarëve, ishte larguar nga shtëpia më 10 nëntor dhe më nuk ishte kthyer.

“Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Sipas njoftimit, për rastin është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë rastin.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy