Ndeshja Kosovë-Izrael, Policia paralajmëron masa të shtuara sigurie dhe ndërprerje të trafikut
Autori: Gazeta inFokus
10:27 | 14 November 2026
Policia e Kosovës ka hartuar një plan operativ të sigurisë për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e cila zhvillohet në orën 15:00 në Prishtinë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Sipas policisë, masat e sigurisë kanë nisur që nga ardhja e ekipit mysafir në Kosovë, duke përfshirë përcjelljen dhe sigurimin e tij gjatë lëvizjeve dhe qëndrimit në vend.
Policia ka bërë të ditur se gjatë lëvizjes së eskortës mund të ketë kufizime apo ndërprerje të përkohshme të trafikut rrugor, ndaj ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve.
Ndërkohë, tifozëve u është bërë thirrje që të paraqiten me kohë në stadium, të mos marrin me vete gjësende të ndaluara apo mjete të rrezikshme dhe të kenë me vete biletat dhe dokumentet identifikuese.
“Policia ka theksuar se, në koordinim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe kompanitë e sigurisë, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes.
Policia e Kosovës do të vazhdojë aktivitetet e saja në këtë drejtim në koordinim dhe mbështetje të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), për të ofruar siguri para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes sportive.
Me këtë rast përsërisim kërkesat e FFK-së që shikuesit të paraqiten me kohë në stadium, të shmangin marrjen me vete të gjësendeve të palejuara, mjetet të rrezikshme përfshirë elemente apo mjete me përmbajtje të ndaluar si dhe të posedojnë biletat dhe dokumentet identifikuese gjatë hyrjes në studion.
Policia e Kosovës, në zbatim të detyrave dhe autorizimeve ligjore, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e çfarëdo incidenti të mundshëm. Policia do të bashkëpunojë me FFK-në dhe kompanitë që ofrojnë sigurinë”, theksohet në njoftim.

T� tjera
-
Çelen punimet e Asamblesë, Rama ndërpret sinjalin për mediat: Ndjesë, por dua të ndaj disa fjalë me familjen time politike
Ka nisur në 10:00 Asambleja e PS në Lalëz të Durrësit, ku Sekretari i Përgjit...
-
Dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin, dy persona kapen në Istog
Policia ka ndaluar dy persona në fshatin Sine të Istogut, të cilët dyshohet s...
-
71 aksidente trafiku, 26 persona të lënduar brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 913 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të ...
-
Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?
Brenda pak vitesh, kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) mund të shndë...
-
Dhjetë raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona
Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, p...
-
Rikthehen fluturimet në SHBA pas kaosit në aeroporte – rreth 10 mijë anulime për shkak të një defekti në sistemin e trafikut ajror
Sipas faqes së internetit për gjurmimin e fluturimeve Flightradar24, deri të ...
-
Tentoi ta godasë policin me veturë dhe sulmoi një tjetër, arrestohet i dyshuari në Vushtrri
Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi dyshohet se tentoi ta godasë me ...
-
DW: Rreziqet e rishikimit të arkitekturës së sigurisë së Europës
Ekspertët paralajmërojnë kundër rishikimit të arkitekturës së sigurisë së Evr...
-
Rama mbledh Asamblenë e PS-së, priten diskutime për çështje të rëndësishme
Partia Socialiste e Shqipërisë do të mbledh sot, në orën 10:30, Asamblenë Kom...
-
“Punime të domosdoshme”, këto vende mbesin pa rrymë sot e nesër
KEDS ka njoftuar se sot dhe nesër do të kryhen disa “punime të domosdoshme”, ...
-
Gjermani: Çfarë parashikon reforma e shërbimeve sekrete?
Shërbimet sekrete gjermane në të ardhmen do të kenë të drejtë të bëjnë më shu...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të fillojë depër...



































