“Numër llotoje”, Ymeri: KEK-u gjatë vitit 2025 ka punësuar 777 punëtorë
Autori: Gazeta inFokus
09:29 | 13 November 2026
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka ngritur akuza ndaj menaxhimit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), duke deklaruar se gjatë vitit 2025 janë punësuar 777 punëtorë të rinj.
Përmes një reagimi, Ymeri ka vënë në pikëpyetje mënyrën e këtyre punësimeve, duke i cilësuar ato si një lloj “llotarie” politike, përmes së cilës, sipas saj, është ndikuar edhe në rezultatet zgjedhore në Obiliq dhe Fushë Kosovë.
Ajo ka bërë të ditur se ka pranuar ankesa nga punëtorët e vjetër të KEK-ut, të cilët pretendojnë se në sektorin e prodhimit ka mungesë të punëtorëve aktivë, pavarësisht rekrutimeve të reja.“Nuk kemi punëtorë në prodhim, sepse punëtorët e pranuar nga Vetëvendosja nuk punojnë, janë bossa”, ka cituar Ymeri ankesën që, sipas saj, ka marrë nga stafi i vjetër.
Deputetja ka ngritur shqetësime edhe për vdekjen e katër personave në KEK gjatë këtij viti, si dhe për grevat e zhvilluara nga punëtorët, duke kritikuar, sipas saj, mungesën e interesimit të Lëvizjes Vetëvendosje për gjendjen në këtë ndërmarrje.Në reagimin e saj, Ymeri ka kritikuar gjithashtu atë që e quan shfrytëzim të djersës së punëtorëve dhe të taksave të qytetarëve, duke bërë edhe një aludim për pushime në Paris.
“Nuk është kjo shembje e shtetit dhe pirje e djersës së punëtorit?!”, ka përfunduar Ymeri reagimin e saj.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...


































