Ky është zyrtari i Arkivit të Prishtinës që dyshohet se keqpërdori detyrën zyrtare për t’i mundësuar një personi përfitimin e pronave
Autori: Gazeta inFokus
09:05 | 13 November 2026
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Mehdi Bahtirit, zyrtar në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, i cili dyshohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, Bahtiri është ndaluar më 11 nëntor 2026, në orën 14:00, ndërsa kërkesa për caktimin e paraburgimit është parashtruar më 12 nëntor 2026 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamentin e Krimeve të Rënda.
Ai dyshohet se gjatë vitit 2023, në cilësinë e personit zyrtar dhe përgjegjës për arkiv në Depon e Arkivit Ndërkomunal të Prishtinës, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, ka tejkaluar kompetencat e tij.
Sipas dyshimeve të Prokurorisë, Bahtiri kishte konfirmuar në mënyrë të pavërtetë autenticitetin e një dokumenti të paraqitur nga Nebojsha Janjić, i cili nuk përputhej me dokumentacionin origjinal të ruajtur në Arkivin Ndërkomunal të Prishtinës.
Rasti lidhet me një kërkesë të Drejtorisë për Kadastër të Komunës së Prishtinës, të datës 15 shkurt 2023, për verifikimin e autenticitetit të dokumentit të paraqitur nga Janjić në procedurën e regjistrimit të pronësisë.
Prokuroria pretendon se, përmes një shkrese të datës 24 shkurt 2023, me referencë 03/2.1/64, Bahtiri kishte konfirmuar autenticitetin e dokumentit, ndonëse ai nuk ishte identik me dokumentacionin që gjendej në arkiv.
Sipas dokumentit të Prokurorisë, verifikimet e mëvonshme kanë konstatuar se dokumenti ishte i falsifikuar dhe se në dosjen përkatëse arkivore nuk ekzistonte dokumentacioni që do ta mbështeste atë konfirmim.
Dyshohet se ky veprim i ka mundësuar Nebojsha Janjićit të përfitonte në mënyrë të kundërligjshme të drejta pronësore mbi tri parcela në Komunën e Prishtinës, përkatësisht parcelat P-71914050-00153-31, P-71914050-00153-32 dhe P-71914059-01640-3.
Me këto veprime, Mehdi Bahtiri dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414, paragrafi 2, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërkaq, Prokuroria ka ndërmarrë veprime hetimore edhe ndaj Nebojsha Janjićit, i cili dyshohet për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal.
Në mesin e provave të përmendura nga Prokuroria janë raporti i Policisë së Kosovës, kërkesa e Drejtorisë për Kadastër të Komunës së Prishtinës, shkresa e Arkivit Ndërkomunal, dokumentacioni i verifikimeve të kryera më 21 korrik 2026, dokumentet kadastrale, deklarata e të dyshuarit dhe dëshmitë e personave të tjerë.
Prokuroria vlerëson se provat e mbledhura krijojnë dyshim të bazuar për kryerjen e veprës penale dhe se ekzistojnë rrethana që e bëjnë të nevojshëm caktimin e masës së paraburgimit për të siguruar zhvillimin e papenguar të procedurës penale.
Për këtë arsye, prokurori i shtetit, Bashkim Zeqaj, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që Mehdi Bahtirit t’i caktohet masa e paraburgimit.

T� tjera
-
Vdekja e pacientes në Klinë, QKMF-ja: Shfaqi reaksion alergjik pas infuzionit
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Klinë ka dhënë sqarime lidhur me vde...
-
Dëmtohet gypi i ujësjellësit në Hajvali, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës
Furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë përkohësisht në disa zona të Pris...
-
Shtohen fluturimet dhe udhëtarët në Aeroportin e Prishtinës gjatë shtatorit
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka regjistruar rritje të n...
-
Opozita nis iniciativën për shkarkimin e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës
Disa deputetë të PDK-së, LDK-së e Aleancës, kanë iniciuar kërkesën për shkark...
-
Punëtorët e KEK’ut paralajmërojnë protestë të re për javën e ardhshme: Jo të nëpërkëmbur
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar protesta të ...
-
Vikend për t’ia kushtuar këtij skandali: Fondet e BERZH-it për çerdhe e shkolla u shpenzuan për fasada – Keqpërdorimet në vlerë 2.18 milionë euro në Komunën e Përparim Ramës
Një vikend për t’ia kushtuar kohën një skandali të dokumentuar nga Zyra Kombë...
-
Nagavci me kritika të ashpra ndaj Zemajt: Më vjen keq për atë që është e çfarë përfaqëson
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar ashpër ndaj gj...
-
Çelen punimet e Asamblesë, Rama ndërpret sinjalin për mediat: Ndjesë, por dua të ndaj disa fjalë me familjen time politike
Ka nisur në 10:00 Asambleja e PS në Lalëz të Durrësit, ku Sekretari i Përgjit...
-
Dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin, dy persona kapen në Istog
Policia ka ndaluar dy persona në fshatin Sine të Istogut, të cilët dyshohet s...
-
Ndeshja Kosovë-Izrael, Policia paralajmëron masa të shtuara sigurie dhe ndërprerje të trafikut
Policia e Kosovës ka hartuar një plan operativ të sigurisë për ndeshjen ndërm...
-
71 aksidente trafiku, 26 persona të lënduar brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 913 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të ...
-
Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?
Brenda pak vitesh, kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) mund të shndë...

































