Shtohen fluturimet dhe udhëtarët në Aeroportin e Prishtinës gjatë shtatorit
Autori: Gazeta inFokus
11:47 | 14 November 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka regjistruar rritje të numrit të fluturimeve dhe udhëtarëve gjatë muajit shtator 2026, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë shtatorit janë realizuar gjithsej 2 mijë e 548 fluturime. Kjo paraqet një rritje prej 6.5 për qind krahasuar me shtatorin e vitit 2025, kur ishin regjistruar 2 mijë e 392 fluturime.
Trend pozitiv është vërejtur edhe sa i përket numrit të udhëtarëve që kanë shfrytëzuar shërbimet e aeroportit. Gjatë muajit shtator 2026 janë regjistruar gjithsej 393 mijë e 360 udhëtarë, apo 4.9 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Prej tyre, 171 mijë e 168 udhëtarë kanë qenë në ardhje, ndërsa 222 mijë e 192 në shkuarje.
Të dhënat e ASK-së dëshmojnë për rritjen e qarkullimit të udhëtarëve dhe intensifikimin e transportit ajror në Kosovë gjatë këtij muaji.


T� tjera
-
Opozita nis iniciativën për shkarkimin e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës
Disa deputetë të PDK-së, LDK-së e Aleancës, kanë iniciuar kërkesën për shkark...
-
Punëtorët e KEK’ut paralajmërojnë protestë të re për javën e ardhshme: Jo të nëpërkëmbur
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar protesta të ...
-
Vikend për t’ia kushtuar këtij skandali: Fondet e BERZH-it për çerdhe e shkolla u shpenzuan për fasada – Keqpërdorimet në vlerë 2.18 milionë euro në Komunën e Përparim Ramës
Një vikend për t’ia kushtuar kohën një skandali të dokumentuar nga Zyra Kombë...
-
Nagavci me kritika të ashpra ndaj Zemajt: Më vjen keq për atë që është e çfarë përfaqëson
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar ashpër ndaj gj...
-
Çelen punimet e Asamblesë, Rama ndërpret sinjalin për mediat: Ndjesë, por dua të ndaj disa fjalë me familjen time politike
Ka nisur në 10:00 Asambleja e PS në Lalëz të Durrësit, ku Sekretari i Përgjit...
-
Dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin, dy persona kapen në Istog
Policia ka ndaluar dy persona në fshatin Sine të Istogut, të cilët dyshohet s...
-
Ndeshja Kosovë-Izrael, Policia paralajmëron masa të shtuara sigurie dhe ndërprerje të trafikut
Policia e Kosovës ka hartuar një plan operativ të sigurisë për ndeshjen ndërm...
-
71 aksidente trafiku, 26 persona të lënduar brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 913 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të ...
-
Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?
Brenda pak vitesh, kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) mund të shndë...
-
Dhjetë raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona
Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, p...
-
Rikthehen fluturimet në SHBA pas kaosit në aeroporte – rreth 10 mijë anulime për shkak të një defekti në sistemin e trafikut ajror
Sipas faqes së internetit për gjurmimin e fluturimeve Flightradar24, deri të ...
-
Tentoi ta godasë policin me veturë dhe sulmoi një tjetër, arrestohet i dyshuari në Vushtrri
Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi dyshohet se tentoi ta godasë me ...






























