Ymeri “godet” Kurtin: Dikur i quante “mafia energjetike”, sot Kosova importon rregullisht energji nga kompania e Hamoviçëve
Autori: Gazeta inFokus
09:01 | 13 November 2026
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke pretenduar se Kosova gjatë vitit 2026 ka importuar energji elektrike nga një kompani e lidhur me familjen Hamoviç, të cilën Kurti më herët e kishte lutur Edi Ramën ta largonte sepse e quante “mafia energjetike”, shkruan Gazeta Infokus.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ymeri ka publikuar një dokument me listën e kompanive nga të cilat Kosova ka importuar energji elektrike gjatë vitit 2026.
Në dokumentin e publikuar figuron dy herë kompania “Energy Financing Team (Switzerland) AG”, me adresë në Zvicër, të cilën deputetja e ndërlidh me familjen Hamoviç.
“Në fotografinë e parë keni provën, se këtë vit, Kosova ka pas import të rregullt të energjisë elektrike nga kompania e Hamoviç-ëve, për të cilën Kurti e kishte lutur Edi Ramën ta hiqte sepse janë mafia energjetike. Ha-ha!”, ka shkruar Ymeri.
Deputetja e LDK-së e ka akuzuar Kurtin për qëndrime kontradiktore lidhur me tregtimin e energjisë elektrike dhe raportet me kompanitë e përmendura.
“Nacionalizëm i shtirë deri në qiell”, ka deklaruar ajo.
Po ashtu Ymeri ka publikuar edhe një fotografi në të cilën ka shkruar se shihen Josip Broz Tito dhe pjesëtarë të familjes Hamoviç.
“Në fotografinë e dytë në qendër keni Josip Broz Tito, anash keni Hamoviç-ët, e njejta familje, i njejti pushtet. Vitet e Lufta e II Botërore kur edhe u pushtu Kosova nga Serbia”, ka shkruar deputetja.
Në fund të reagimit, Ymeri ka ironizuar me kryeministrin Kurti.
“Ky është progresi i kombit tonë me Kryeministrin”, ka përfunduar ajo./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...




























