Zyrtarizohet koalicioni VV-LDK në Shtime, LDK merr katër drejtori dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal
Autori: Gazeta inFokus
21:52 | 12 November 2026
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zyrtarizuar marrëveshjen për bashkëqeverisje në Komunën e Shtimes, shkruan Gazeta Infokus.
Lajmin e ka bërë të ditur Kastriot Shabani, i cili ka njoftuar se marrëveshja është formalizuar sot dhe parasheh ndarjen e përgjegjësive qeverisëse ndërmjet dy subjekteve politike gjatë mandatit aktual.
“Sot zyrtarizuam edhe përmes aktit formal marrëveshjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje – Qendra në Shtime për mandatin qeverisës”, ka shkruar Shabani.
Sipas tij, marrëveshja është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta dhe synon zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Marrëveshja është nënshkruar mbi parimet e qeverisjes së mirë dhe mirëbesimit, në përputhje me ligjet në fuqi dhe do të jetë në funksion të zhvillimit të qytetit tonë dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve të Komunës tonë”, ka deklaruar ai.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, LDK-ja do të udhëheqë katër drejtori komunale, si dhe do të marrë pozitën e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Shtimes.
“Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Shtime do të marrë udhëheqjen e katër drejtorive komunale dhe pozitën e Kryesuesit të Kuvendit Komunal”, ka bërë të ditur Shabani.
Në njoftimin e tij nuk janë specifikuar se cilat katër drejtori do t’i takojnë LDK-së dhe kush do të propozohet për pozitën e kryesuesit të Kuvendit Komunal. /Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Ebola pranë minierës së arit, Barrick dërgon një pjesë të punonjësve në pushim
Barrick Mining po dërgon në pushim të përkohshëm disa punonjës dhe nënkontrak...
-
Microsoft 365 përballet me ndërprerje të gjera, preken Outlook, Teams dhe Copilot
Një ndërprerje e gjerë në shërbimet e Microsoft ka shkaktuar probleme me qasj...
-
Bekteshi akuzon VV-në për manipulim të zgjedhjeve në Obiliq: “Fitorja ishte e vjedhur”
Linda Bekteshi ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi, duke akuzuar ...
-
“Qasje në GjEDNj”, Kurti ia thekson rëndësinë e anëtarësimit në Këshill të Evropës Sekretarit Berset
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njofton se në takimin në kuadër të punim...
-
Ministria e Shëndetësisë ua anulon takimin, profesionistët shëndetësorë paralajmërojnë protesta
Profesionistët shëndetësorë kanë shprehur zhgënjimin dhe indinjatën e tyre nd...
-
Luhatjet në aksionet e inteligjencës artificiale, FMN-ja monitoron rrezikun për ekonominë
Fondi Monetar Ndërkombëtar po ndjek luhatjet në aksionet e kompanive të intel...
-
Mercedes ndal investimet e mëtejshme në Gjermani, shqyrton edhe mbylljen e fabrikave
Mercedes-Benz ka vendosur të ndalë investimet e mëtejshme në njësitë e saj në...
-
Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka anuluar një takim që e kishte caktu...
-
Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryeminist...
-
Ambasada britanike kundërshton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara: Do të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë
Ambasada e Mbretërisë së bashkuar në Kosovë ka shprehur shqetësimin lidhur me...
-
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Ndryshimi i pushtetit në Serbi mund t’ia rrezikojë Listës Serbe pozitat dhe p...
-
Publikohet videoincizimi i Halilit Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm
Biseda, rrjedhimisht audio-incizimi është realizuar në një odë në Obiliq, mes...

































