Lajme

Debat mes Rrahmanit dhe Haxhiut, përplasen për mungesën e kryeministrit Kurti në seanca

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 12 November 2026

Një përplasje verbale është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës mes deputetit të PDK-së, Eman Rrahmani, dhe kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Rrahmani ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesën në seancat parlamentare, duke thënë se kjo është hera e katërt që ai nuk merr pjesë dhe nuk u përgjigjet pyetjeve të deputetëve.

“Është hera e katërt që po përsëritet. Kurti në katër seanca nuk vjen dhe nuk jep llogari. Në seancën e kaluar ka qenë në Pallatin e Rinisë, në Panair, duke u shëtitur, duke vizituar, dhe nuk ka marrë përgjegjësinë me ardhë me iu përgjigj deputetëve në Kuvend”, ka deklaruar Rrahmani.

-Advertisement-

Pas kësaj deklarate ka reaguar kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila ka sqaruar se vizitat zyrtare të kryeministrit janë planifikuar paraprakisht.

“Vizitat zyrtare të kryeministrit janë planifikuar shumë kohë më përpara. Ka qenë në Paris, tash është në Dublin dhe nuk ke nevojë me thënë që po shëtitet andej-këndej, sepse është kryeministër i vendit”, ka thënë Haxhiu.

Ajo më pas nuk ia ka dhënë fjalën Rrahmanit për të vazhduar diskutimin.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy