Lajme

Lëndimi i ushtarit të FSK-së, Kabashi-Ramaj kërkon hetim dhe transparencë: Siguria e ushtarëve është përgjegjësi e shtetit

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 12 November 2026

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, ka reaguar lidhur me lëndimin e raportuar të një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) gjatë stërvitjeve ushtarake, duke kërkuar hetim profesional dhe transparencë nga institucionet përgjegjëse, shkruan Gazeta Infokus.

Kabashi-Ramaj përmes një postimi në “Facebook”, ka theksuar se incidentet gjatë stërvitjeve ushtarake mund të ndodhin, por secili rast duhet të hetohet për të identifikuar shkaqet dhe për të parandaluar përsëritjen e tyre.

“Lëndimi i një pjesëtari të FSK-së gjatë stërvitjes kërkon trajtim serioz, profesional dhe transparencë institucionale. Incidentet gjatë stërvitjeve ushtarake mund të ndodhin, por secili duhet të hetohet, të përcaktohen shkaqet dhe të ndërmerren masat që parandalojnë përsëritjen e tyre.”, ka deklaruar ajo.

-Advertisement-

Deputetja e PDK-së ka shprehur shqetësim edhe për pretendimet se më herët mund të ketë pasur probleme me municionin.

“Veçanërisht shqetësuese janë pretendimet për probleme të mëhershme me municionin, të cilat kërkojnë verifikim të plotë. Sot i kam drejtuar Ministrit të Mbrojtjes kërkesë zyrtare për sqarimin e incidentit dhe masat e ndërmarra. Nesër do të kërkoj dokumentacionin e hetimit, raportimet eventuale të mëhershme dhe dëshmitë mbi kontrollin e cilësisë së municionit”, ka njoftuar ajo.

Në fund, Kabashi-Ramaj ka theksuar se siguria e pjesëtarëve të FSK-së duhet të jetë prioritet i institucioneve.

“Siguria e ushtarëve tanë është përgjegjësi e shtetit. Llogaridhënia dhe mbikëqyrja profesionale janë pjesë e forcimit të FSK-së, jo pengesë për të”, ka përfunduar ajo. /Gazeta Infokus/

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy