Lajme

Rizvanolli: Çmimi i energjisë ka arritur në 500 euro për megavat-orë, dimër i vështirë për Kosovën dhe Evropën

Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 11 November 2026

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka paralajmëruar një dimër të vështirë energjetik, duke thënë se çmimet në tregjet ndërkombëtare kanë arritur në rreth 500 euro për megavat-orë që në ditët e para të nëntorit.

E ftuar në emisionin “Politiko” në Kanal10, Rizvanolli ka krahasuar situatën aktuale me krizën energjetike të vitit 2021, kur çmimet e tilla ishin regjistruar në kulmin e dimrit.

Ajo ka thënë se një nga arsyet kryesore për këtë situatë është konflikti në Iran dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, që ka ndikuar në furnizimin me naftë dhe gaz natyror të lëngëzuar.

-Advertisement-

Rizvanolli ka theksuar se edhe Kosova po përballet me sfida, sidomos për shkak të bllokut B1 të Termocentralit Kosova B, i cili është jashtë funksionit që nga 6 prilli për shkak të investimeve në elektrofiltra dhe sistemin e deazotizimit.

Sipas saj, projekti ka pasur vonesa, ndërsa Ministria ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me KEK-un dhe Bashkimin Evropian për përshpejtimin e punimeve.

Si masë për përballimin e situatës, ministrja ka bërë të ditur se janë rritur kapacitetet interkonektive me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut për 350 megavat në total.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy