Lajme

Mos i lini në prizë! Këto janë pajisjet elektrike që vazhdojnë të harxhojnë energji edhe kur janë të fikura

Autori: Gazeta inFokus 20:27 | 11 November 2026

Shumë persona mendojnë se pajisjet elektrike nuk shpenzojnë energji elektrike në momentin që i fikin me telekomandë ose i lënë në gjendje pritjeje. Por në të vërtetë, ato mund të vazhdojnë të tërheqin energji edhe kur nuk janë në përdorim.

Ekspertja Natalia Lachim, në një prononcim për gazetën britanike Metro, shpjegon se kjo praktikë ndikon drejtpërdrejt në rritjen e faturave të energjisë elektrike.

Në shumë shtëpi është e zakonshme që karikuesit e telefonave dhe laptopëve të qëndrojnë vazhdimisht në prizë, televizorët të lihen në modalitetin e pritjes, ndërsa pajisje të tjera të mbeten të lidhura edhe pasi përdorimi i tyre ka përfunduar.

-Advertisement-

Sipas ekspertes, ky është një konsum i panevojshëm që mund të shmanget me një veprim fare të thjeshtë.

“Sa herë që një pajisje qëndron e lidhur në prizë, ajo mund të konsumojë energji elektrike edhe kur është e fikur dhe nuk po kryen asnjë funksion. Kjo rrit konsumin dhe, për rrjedhojë, edhe faturën tuaj. Për të kursyer, mjafton ta shkëputni nga priza dhe të ndërprisni furnizimin me energji”, shpjegon Lachim.

Televizori është një nga pajisjet që shpesh mbetet i kyçur me energjinë gjatë gjithë.

Edhe pse shumë përdorues besojnë se shtypja e butonit në telekomandë e fik plotësisht pajisjen, në të vërtetë ajo shpesh kalon vetëm në modalitetin e pritjes. Në këtë gjendje, televizori vazhdon të konsumojë energji elektrike.

Edhe pse nuk renditet ndër pajisjet me konsumin më të lartë të energjisë, çajniku elektrik mund të kontribuojë në rritjen e faturës nëse lihet vazhdimisht i lidhur në prizë. Për këtë arsye, ekspertja këshillon që ai të shkëputet nga energjia pas çdo përdorimi.

 

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy