-Advertisement-
Kurti i drejtohet nga Parisi Listës së Studentëve në Serbi: Njiheni realitetin e shekullit 21, Kosova është shtet i pavarur - Infokus
-Advertisement-
Lajme

Kurti i drejtohet nga Parisi Listës së Studentëve në Serbi: Njiheni realitetin e shekullit 21, Kosova është shtet i pavarur

16:39 | 10 November 2026 Autori: Infokusi

Kryeministri Albin Kurti në një bisedë me studentë të Paris School of International Affairs (PSIA) në Paris ka folur edhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Nga atje, Kurti tha se qeveria e re e Serbisë, e cila do të formohet nga Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, duhet ta njohë realitetin e shekullit 21 që Kosova është shtet i pavarur dhe që është njohur nga 120 shtete.

Ai tha se procesi i normalizimit duhet të përfshijë edhe dorëzimin e autorit të sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq.

“E dyta ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ky proces duhet të përfshijë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, duke filluar me dorëzimin e Milan Radoiçiqit, arkitektit kryesor të tij, në mënyrë që ai të përballet me drejtësinë. Ky duhet të jetë gjithashtu një proces përmes të cilit qeveria e Serbisë, e cila së fundmi ka kaluar nëpër një ndryshim të udhëheqjes, të arrijë ta njohë realitetin e shekullit XXI: Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete. Dhe Serbia duhet ta braktisë fushatën e saj agresive kundër njohjes sonë ndërkombëtare, përfshirë instrumentalizimin e kundërshtimit të Rusisë ndaj anëtarësimit tonë në organizatat ndërkombëtare”, tha ai atje.

Ndërkohë, Lista Studentore nuk ka qasje të re rreth pavarësisë së Kosovës dhe këtë e shpalosi në një vizitë në Kosovë.

Nga: Infokusi
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

më shumë lajme

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy