Një person gjendet pa shenja jete në Vushtrri
10:02 | 09 November 2026 Autori: InfokusiPolicia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së dielës ka gjetur një person pa shenja jete në Vushtrri.
Sipas raportit 24-orësh, rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Vushtrri / 08.11.2026 – 16:10. Raportohet se pa shenja jete është gjetur viktima mashkull kosovar.”, thuhet në raport.
Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
























