Lajme

Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov

Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 07 November 2026

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rëndë në Krakov të Polonisë, ku vdiqën gjashtë persona dhe 15 të tjerë u plagosën.

Përmes një reagimi në platformën X, Konjufca u ka shprehur ngushëllime homologut të tij polak, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Radosław Sikorski, si dhe popullit të Polonisë.

“Mendimet tona janë me familjet që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur. Të gjithë të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë”, ka shkruar Konjufca.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy