Lajme

“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro

Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 06 November 2026

Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për çmimin e shiritit nëntokësor në një tender, duke e cilësuar arsyetimin e tij të turpshëm, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një statusi, Dakaj ka akuzuar Ramën se po përpiqet ta mbulojë skandalin duke renditur shërbime që, sipas tij, nuk e arsyetojnë shumën e paguar.

“Sa poshtë paska ra niveli. Sa i turpshëm ky arsyetim. Sa shumë marrëzi e sa pak marre”, ka shkruar Dakaj.

-Advertisement-

Në reagimin e tij, gazetari pretendon se një shirit që në treg kushton 12 euro është paguar përmes tenderit 3.500 euro me taksat e qytetarëve. Ai ka kundërshtuar veçmas arsyetimet për furnizimin, transportin, punën e punonjësve, vendosjen, garancinë dhe mirëmbajtjen.

“Po thotë ‘transporti’. Me demek, ky lloj shiriti po vika me ndonjë transport special, i vetëm në kontejner apo me ndonjë përcjellje speciale! Në treg, në Prishtinë, e ke 12 euro, o zotni!”, ka shkruar ai.

Dakaj ka kritikuar edhe renditjen veçmas të angazhimit të punonjësve dhe të shtrirjes e vendosjes së shiritit, duke ironizuar se puna e njëjtë po paraqitet si procese të ndryshme.

Kritika ka drejtuar edhe ndaj përfshirjes së mirëmbajtjes për dhjetë vjet në arsyetimin e çmimit.

“Me demek, kjo na qenka najfarë pajisjeje teknologjike që do përditësime e riparime në vazhdimësi, e jo material që hyn nën tokë e nuk e sheh kush”, është shprehur Dakaj.

Ai ka rikujtuar se vetë Rama e përshkruan materialin si shirit nëntokësor që paralajmëron praninë e kabllove elektrike gjatë gërmimeve të ardhshme.

Duke e cilësuar rastin “megaskandal”, Dakaj ka shprehur bindjen se Rama dhe personat e tjerë që ai i akuzon për përfshirje duhet të përfundojnë në burg.

“Ky është megaskandal dhe jam i bindur që Përparim Rama dhe gjithë të tjerët e përfshirë në këtë hajni duhet me përfundu në burg”, ka shkruar ai.

Në sqarimin të cilit i referohet reagimi, Rama ka deklaruar se çmimi prej 8,50 eurosh për metër përfshin një shërbim të plotë dhe jo vetëm materialin. Sipas tij, në këtë çmim përfshihen furnizimi, transporti, puna dhe vendosja e shiritit, garancia e mirëmbajtja për dhjetë vjet, si dhe TVSH-ja.

Rama e ka kundërshtuar paraqitjen e çmimit të shërbimit si çmim vetëm të shiritit, duke e cilësuar atë mashtrim të opinionit. /Gazeta Infokus/

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy