Jetoni e kishte paralajmëruar Arlindën për vrásjen, Berisha: Sot u intervistuan familjarët dhe dëshmitarët
Autori: Gazeta inFokus
21:17 | 03 November 2026
Avokati Besnik Berisha, përfaqësues ligjor i familjes së të ndjerës Arlinda Zekaj, ka bërë të ditur se të martën janë intervistuar disa anëtarë të familjes dhe persona që, sipas tij, posedojnë informacione thelbësore për rastin.
Berisha ka thënë se këto informacione, sipas vlerësimit të tij, e arsyetojnë jo vetëm inicimin e hetimeve ndaj bashkëshortit të Arlindës, por edhe zgjerimin e tyre për të zbardhur rolin e tij të mundshëm në vrasje.
Ai pretendon se bashkëshorti i kishte paraprirë ngjarjes me kërcënime, duke i numëruar Arlindës ditët e mbetura dhe duke përshkruar, sipas tij, mënyrën se si do të organizohej vrasja.
“Sot ka ndodhë intervistimi i disa anëtarëve të familjës dhe të njerëzve të cilët për mua disponojnë informacion të mjaftueshëm dhe thelbësor që hetimit jo vetëm ta justifikojnë për inicim të bashkëshortit por edhe hetim të tij pasi bashkëshorti jo vetëm që e ka paralajmëru vrajsen, jo vetëm që i ka numëru ditën por në fakt e ka tregu në mënyrën më të trishtë të mundshme se si do ta organizojë vrasjen nga një njeri që do t’i rregullojë letrat e tij për ta dërguar në qmenduri. Pra, që ta dijë i gjithë populli që beson në drejtësi e dhembshuri në saktësi të asaj që kemi pa e ndi tani e ndjera nuk i ka shkru lutjet e thirrjet e saj në letër për shkak se ka qenë histerike, për shkak se ju ka dokë që po e kërcënon dikush, por sepse janë siguru me kuptu që i ka ditët e numëruara. Bashkëshorti i saj u siguru që ajo me i shiju ditët që i kanë mbetë”, u shpreh Berisha.
Ai publikoi edhe përmbajtjen e një mesazhi që Arlinda ia kishte dërguar vëllait të saj, në të cilin e paralajmëronte për kërcënimet që, sipas saj, i kishte bërë bashkëshorti.
“Motra i drejtohet vëllait: ‘Çka po bën, a je lodhë? Një send po du me të kallëzu, mos harro, Jetoni më thirri qetash edhe më kërcënoi deri në pikën e fundit. Tha krejt Kosova ka me marrë vesh veç sa të vijë edhe më tha shijoj këto ditë të mira që të kanë mbetë. Dije, nëse më ndodh diçka, është prej tij’”, citoi Berisha mesazhin e Arlindës.
Avokati tha se këto komunikime dëshmojnë se Arlinda kishte kërkuar ndihmë dhe kishte paralajmëruar për rrezikun që i kanosej, duke theksuar se thirrjet e saj nuk ishin të pabazuara.
Sipas Berishës, Arlinda e kishte lënë amanet paralajmërimin për vrasjen e saj rreth një vit para se të ndodhte ajo.

T� tjera
-
Rrustem Mustafa: Ka akterë në VV dhe PDK që e shohin të mundshëm koalicionin
Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, ka deklaruar në emisionin Pressing se ka a...
-
Berisha për vrásjen e Arlinda Zekajt: “Vrasja ka qenë e planifikuar nga dy vëllezërit. Derisa Jetoni ishte në stacionin e policisë dhe kishte qasje në telefon e kamera të shtëpisë”
Avokati Besnik Berisha ka ngritur dyshime të forta lidhur me vrasjen e Arlind...
-
“Ata s’kanë mu kanë aty, a po?”, “Kanë mu kanë, kanë mu kanë”- Biseda tronditëse e Arlinda Zekajt me policin para vrasjes
Një bisedë tronditëse mes Arlinda Zekajt dhe një zyrtari policor zbulon momen...
-
Berisha: Arlinda Zekaj ishte paralajmëruar nga Jetoni rreth një vit më herët se ditët i ka të numëruara
Përfaqësuesi ligjor i familjes së të ndjerës Arlinda Zekaj, avokati Besnik Be...
-
Burim Ramadani shokon me deklaratën: Kaq miliona euro u shpenzuan për blerjen e rrymës brenda një dite
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, këtë javë...
-
Dyshohet se inskenoi vjedhjen e armëve dhe i shiti vetë ato, arrestohet pronari i poligonit në Gjakovë
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimev...
-
OVL e UÇK-së fton mediat në konferencë për media
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK)...
-
Familja e Adem Ademit: Babai ynë do të prehet në paqe me nderimin dhe dinjitetin që i takon
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka informuar se janë pranuar rapor...
-
Kurti njofton për identifikimin e tre intelektualëve të zhdukur gjatë luftës
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se janë identifikuar edhe tr...
-
Protestuesit marshojnë drejt Qeverisë, kërkojnë dorëheqjen edhe të Gazmend Muhaxherit
Ka nisur protesta e qytetarëve në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për Arli...
-
Aleanca: Mbi 1 miliard euro të qytetarëve kanë shkuar për import të rrymës, duhet hetim urgjent për mafinë energjetike
Aleanca ka publikuar një video-grafikë për të shpjeguar, siç thonë “pasqyrën ...
-
As shiu nuk i ndal prọtestuesit, mblidhen në ditën e shtatë për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn
As reshjet e shiut nuk i kanë ndalur qytetarët që të mblidhen sërish në prote...






























