Lajme

Buxheti i vitit 2027, Hoti thotë se VV po abuzon me ligjin dhe Kushtetutën: Kjo nuk është Qeveri dhe këta nuk janë ministra

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 03 November 2026

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për miratimin e buxhetit të vitit 2027 pas afatit ligjor të 31 tetorit.

Përmes një reagimi, Hoti ka pretenduar se është shkelur Ligji për Menaxhimin e Financave Publike, duke e akuzuar LVV-në dhe ministrat për mosrespektim të ligjit dhe Kushtetutës.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Buxheti i vitit 2027 u miratua në Qeveri pas afatit ligjor, i përcaktuar më 31 tetor sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike.

Në vitet e kaluara, kur ndonjë komunë e miratonte buxhetin komunal pas afatit ligjor, Qeveria nuk e përfshinte atë komunë në buxhetin e përgjithshëm. Në raste të tilla, buxheti i asaj komune duhej t’i nënshtrohet veçmas nëpër procedurave të miratimit në Qeveri dhe në Kuvend.

Është e papranueshme kjo nëpërkëmbje e ligjit nga LVV-ja dhe sejmenët e saj. Është mjerim politik të shohësh 20 ministra të mbledhur për të miratuar buxhetin, të cilët, ndonëse janë të vetëdijshëm se po bëjnë shkelje ligjore, nuk guxojnë të hapin gojën për ta konstatuar për shkelje.

Me këto sjellje, kjo nuk është Qeveri dhe këta nuk janë ministra. Këta janë një grup abuzuesish me ligjin dhe Kushtetutën.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy