Lajme

Kurti njofton se të hënën miratohet buxheti 2027, thotë se do të jetë i ‘‘projekteve kapitale’’

Autori: Gazeta inFokus 09:01 | 01 November 2026

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mbajtur një mbledhje sot. Gjatë saj, është deklaruar kryetari i kësaj partie Albin Kurti.

Ai fjalimin e tij e ka ndarë edhe përmes një postimi në Facebook, ku tregoi se të hënën do të miratohet projektligji për buxhetin e vitit 2027.

“Të hënën, në mbledhjen e radhës të Qeverisë, pra pasnesër, do të miratojmë projektligjin për buxhetin e vitit 2027. Do të jetë buxhet i projekteve kapitale, i përshpejtimit të rritjes ekonomike, dhe i rritjes së cilësisë së vendeve të punës. Pra, jo vetëm më shumë vende pune, por vende pune me paga më të mira. Ky është buxhet i rrugëve, hekurudhave dhe i digave. Për herë të parë buxheti për investime kapitale do të tejkalojë vlerën 1 miliardë euro. Do të jetë buxhet edhe për komunat me gjithsej 908 milionë euro. Kjo përbën një rritje prej 2/3 krahasur me buxhetin që e kishim trashëguar. Dhe kjo rritje vjen falë rritjes së vazhdueshme të mbështetjes nga grantet qeveritare’’, ka shkruar mes tjerash Kurti.

-Advertisement-

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy