Studentët largojnë deputetët e opozitës dhe hodhën molotovë e gurë drejt Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë
Autori: Gazeta inFokus
16:09 | 31 October 2026
Protesta e 19-të ka nisur e ndarë në dy fronte, studentët përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa protesta e thirrur nga PD para kryeminsitrisë.
Studentët janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, ndërsa protestuesit demokratë, me deputetët e opozitës në krye, kanë marshuar drejt Kryeministrisë, ku kanë qëndruar rreth 30 minuta.Në krye të marshimit të PD-së kanë qenë deputetët demokratë Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati dhe të tjerë, të ndjekur nga mbështetësit e Partisë Demokratike.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, të premten ftoi anëtarët, mbështetësit e partisë dhe qytetarët nga mbarë vendi që t’i bashkoheshin protestës kombëtare të së shtunës, në orën 12:00, në mbështetje të protestës studentore. Vetë Berisha nuk ka marrë pjesë në marshim.
Pasi qëndruan rreth 30 minuta përpara Kryeministrisë, protestuesit demokratë, me deputetët e opozitës në krye, u nisën drejt Ministrisë së Arsimit, ku ndodheshin studentët.Sapo protestuesit e udhëhequr nga deputetët e opozitës mbërritën në hyrje të Rrugës së Durrësit, u pritën me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”. Ka pasur edhe një përplasje verbale me një protestues, i cili ka kërkuar që deputetët e opozitës të largoheshin.
Ndërkohë, nga grupimi i protestuesve demokratë janë dëgjuar thirrjet “Poshtë komunizmi”. Pas tensioneve të para mes dy grupimeve, studentët dhe protestuesit e PD-së kanë vijuar të qëndrojnë në zonën e Rrugës së Durrësit.
Situata më pas është tensionuar para Ministrisë së Arsimit. Prej rreth një ore, Policia e Shtetit u ka bërë thirrje protestuesve që të ndalojnë hedhjen e gurëve dhe sendeve të forta drejt efektivëve.
Sipas thirrjeve të policisë, grupi që po hedh sende të forta është i maskuar dhe personat janë identifikuar. Ata janë paralajmëruar se do të përballen me ligjin, ndërsa protestuesve të tjerë u është kërkuar të distancohen prej tyre.
Pavarësisht paralajmërimeve, një pjesë e protestuesve kanë vijuar të heqin pllaka guri nga trotuaret dhe t’i hedhin drejt forcave të policisë. Në komunikimin e fundit, policia deklaroi se ky ishte paralajmërimi i fundit dhe bëri sërish thirrje që të mos qëllohet ndaj efektivëve.
Para Ministrisë së Arsimit është krijuar edhe një re tymi. Fillimisht u raportua për tym nga flakadanët, ndërsa më pas u sqarua se bëhej fjalë për tymin e zjarrit të fikur në kazanët e mbeturinave, i cili ka mbështjellë zonën pranë ministrisë. Protestuesit vijojnë ndërkohë me thirrjet “Ju erdhi fundi”.
Policia ka kujtuar gjithashtu hyrjen në fuqi të aktit normativ të qeverisë për protestat, që sipas njoftimit të saj ndalon mbajtjen e maskave dhe goditjen ndaj forcave të policisë.
Deri më tani, policia është treguar e rezervuar dhe nuk ka pasur ndërhyrje fizike nga efektivët. Në një moment është përdorur autoboti dhe hedhja e ujit si masë parandaluese.
Pas disa orësh tensione dhe përplasjesh me policinë, protestuesit janë larguar nga ambientet pranë Ministrisë së Arsimit dhe kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë./TCH

T� tjera
-
Vitia për rastin e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës: Këto raste nuk do të tolerohen
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur lidhur me rastin e drejtorit t...
-
Nis protes*ta kundër vra*sjes së grave pas rastit tragjik të Arlinda Zekajt
Në Prishtinë ka nisur edhe sonte protesta për rastin e vrasjes së Arlinda Zek...
-
Përparim Rama ngacmon “militantët e Vetëvendosjes” me foto të Rrugës A: Fillimisht renderi, tani bageri, tash projektI
Kreu i Komunës së Prishtinës, përparim Rama, ka ngacmuar përkrahësit e Lëvizj...
-
Protes*tat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete
Mijëra njerëz në të gjithë Gjermaninë u bashkuan me protestat sot, ndërsa një...
-
ShSKUK suspendon drejtorin e Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berishën
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se do të proce...
-
Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
Për udhëtimin tuaj të radhës mes Suedisë dhe Kosovës, kërkoni biletat në Pris...
-
Dy të rinj nga Vushtrria kapen në Morinë, ishin dënuar nga Gjermania me nga 15 vjet burgim
Dy shtetas kosovarë nga Vushtrria janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës...
-
“Burrëria nuk dëshmohet përmes kontrollit mbi gruan” – Mesazhi i sociologut Sumiçi pas shifrave alarmante të dhunës në familje
Mbi 10 mijë raste të dhunës në familje janë raportuar në Kosovë në më pak se ...
-
“Arlinda kërkoi mbrojtje dhe u vra” – Shifra ALARMANTE të dhunës në Kosovë, mbi 10 mijë raste të raportuara në më pak se katër vjet
Mbi 10 mijë raste të dhunës në familje. Mbi 8 mijë gra viktima. Qindra fëmijë...
-
Përshkallëzohet situata në Rrugën e Durrësit, policia bën thirrje: Protestoni paqësisht, përndryshe do veprojmë
Situata është përshkallëzuar në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit kanë përdo...
-
Tensionohet situata përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, protestuesit i vendosin flakën kazanëve të plehrave, ndizen edhe tymuese
Kanë nisur tensionet përpara Ministrisë së Arsimit. Protestuesit i kanë ve...
-
Tahiri: Me këtë qeveri, Kosova ta harrojë integrimin dhe anëtarësimin në BE
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë ...































