Kina dhe Zvicra përshkallëzojnë marrëveshjen e tregtisë së lirë
Autori: Gazeta inFokus
12:46 | 31 October 2026
Presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti i Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, dëshmuan të premten nënshkrimin e marrëveshjes së përshkallëzuar të tregtisë së lirë, duke demonstruar angazhimin e të dy vendeve për të ruajtur hapjen dhe bashkëpunimin mes ngritjes së zërave të unilateralizmit dhe proteksionizmit, si dhe rolin e tyre të dukshëm në promovimin e një ekonomie të hapur botërore.
Parmelin filloi një vizitë pune tre-ditore në Kinë të premten. Gjatë bisedimeve, kreu i shteti i Kinës i tha udhëheqësit zviceran se Zvicra është një partner i rëndësishëm i Kinës në Evropë dhe ka qenë ndër të parët për bashkëpunimin me Kinën.
Zvicra ishte vendi i parë në kontinentin e Evropës që nënshkroi një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kinën në vitin 2013. Në gusht të këtij viti, ajo u bë vendi i parë evropian që përfundoi negociatat për shkallëzimin e marrëveshjes.
Xi tha se bashkëpunimi dypalësh në këtë drejtim pasqyron guximin politik të të dy vendeve dhe ndjenjën e tyre të përgjegjësisë në ruajtjen e bashkëpunimit të hapur.
Presidenti kinez Xi Jinping takohet me presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, Pekin, 30 tetor 2026/Foto nga Xinhua
Kina është e gatshme të punojë me Zvicrën për të ruajtur hapjen, për të forcuar bashkëpunimin dhe për të promovuar një globalizim ekonomik gjithëpërfshirës dhe të dobishëm për të gjithët, tha Xi. Ai shtoi se të dyja palët duhet t’u shtojnë besim të vlefshëm dhe më shumë faktorë të sigurt bashkëpunimit ekonomiko- tregtar Kinë-Evropë dhe zhvillimit ekonomik global.
Xi u bëri thirrje të dyja palëve të thellojnë bashkëpunimin në inovacion dhe të nxisin bashkëpunimin në industritë në zhvillim, duke përfshirë ekonominë digjitale, ruajtjen e energjisë së gjelbër dhe inteligjencën artificiale.
Duke vënë në dukje rolin e gjatë të Zvicrës në bashkëpunimin ekonomiko-tregtar Kinë-Evropë, Xi shprehu shpresën që Zvicra do të shfrytëzojë ndikimin e saj unik për të luajtur një rol pozitiv në promovimin e zhvillimit të shëndetshëm, të ekuilibruar dhe të qëndrueshëm të tregtisë Kinë-Evropë.
Parmelin tha se Zvicra krenohet që është ndër vendet e para perëndimore që njohu Republikën Popullore të Kinës – një vendim që hodhi themelet për një partneritet të qëndrueshëm dhe dinamik midis dy vendeve.
Foto nga VCG
Ai tha se përfundimi i shpejtë i negociatave për përshkallëzimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë pasqyron nivelin e lartë të besimit të ndërsjellë midis dy vendeve dhe përmbush pritshmëritë e qarqeve të biznesit dhe atyre të tjera të interesuara në të dyja palët.
Marrëveshja e përmirësuar do të shtojë një shtysë të re në zhvillimin e marrëdhënieve Zvicër-Kinë, shtoi Parmelin.
Të dhënat doganore tregojnë se Kina ka mbetur partneri i tretë më i madh tregtar i Zvicrës për 12 vjet rresht. Vlera e tregtisë dypalëshe arriti në përafërsisht 65.14 miliardë dollarë në gjysmën e parë të këtij viti, duke shënuar një rritje të ndjeshme.
Në një artikull të botuar të hënën nga gazetën kineze “Renminribao”, Qian Minjian, ambasadori i Kinës në Zvicër, u shpreh se sa të hyjë në fuqi marrëveshja, mbi 99% e mallrave të eksportuara nga njëri vend në tjetrin do të jenë pa tarifë doganore, ndërsa qasja në treg do të zgjerohet më tej në fushat e tregtisë së shërbimeve dhe investimeve.

T� tjera
-
Ndalohet për 48 orë drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet për dhunë në familje
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Gëzim Berisha, është ndalua...
-
Kurti për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Duhet ndryshuar dhe korrigjuar sa më parë
Kryeministri Albin Kurti ka folur sërish për procesin zgjedhor dhe aktgjykimi...
-
Mangësitë që rrezikojnë mbrojtjen e grave që janë viktima të dhunës
Rasti i Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, pak ...
-
Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LVV-së, deklarohet Albulena Haxhiu
Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur Këshillin e Përgjithshëm, ku ndër temat e di...
-
Kurti paralajmëron përgjegjësi disiplinore e penale për zyrtarët që neglizhuan rastin e Arlindës
Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e 64-t të Këshillit të Përgjithshëm të...
-
Raportohet se është arrestuar Gëzim Berisha, drejtor i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet se kërcënoi gruan se do t’i ndodhë e njëjta sikur Arlinda Zekajt
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha është arrest...
-
Studentët protestojnë edhe sot në Tiranë, Policia shton masat – autoboti i ujit pranë Kuvendit
Edhe sot studentët do të protestojnë në Tiranë. Pak para nisjes së protestës ...
-
Musliu: Kur kryeministri s’i përgjigjet Prokurorisë – pse të mos trimërohen të tjerët?
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë kriminelët në Kosovë trimërohen...
-
Oda Amerikane: Investimet në sektorin minerar kërkojnë institucione funksionale
Sektori minerar dhe lëndët e para kritike paraqesin potencial të rëndësishëm ...
-
AUV ndalon përdorimin dhe tregtimin e mbi 5 tonëve misër me origjinë nga Serbia, shkak aflatoksina
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar përdorimin dhe tregtimi...
-
Presidentja e Kosovës emëron një këshilltar ushtarak
Gjeneral brigade Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes ...
-
Aleanca: Profile të rreme në Facebook po bëjnë thirrje për vra*sjen e Ramush dhe Daut Haradinajt, provat i janë dorëzuar Policisë
Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ndaj një fushate të organ...





























