Lajm i mirë nga Roma, Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin, ndërhyrja i shpëton syrin
Autori: Gazeta inFokus
16:00 | 28 October 2026
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, e cila njoftoi se ndërhyrja ka bërë të mundur shpëtimin e organit të syrit.
Ministrja i uroi Erjonit shërim të shpejtë, duke theksuar se, pavarësisht suksesit të operacionit, rrugëtimi drejt rikuperimit të shikimit do të vijojë me durim dhe besim.
“Erjon Vishkulli, e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë, e cila e ka shpëtuar organin e syrit të djalit.
Reklamë
Në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare dhe me mirënjohje të thellë, falënderova profesor Stanislao Rizzon, i cili me profesionalizëm të lartë, përkushtim dhe ndjeshmëri njerëzore kreu me sukses ndërhyrjen, ndërkohë që qeveria miratoi po sot edhe mbështetjen financiare për Erjonin.
Përtej dijes dhe aftësisë profesionale, është pikërisht kjo anë njerëzore, bashkimi i forcave te humanizmi që i bën kaq të veçanta këto situata.
Erjonit i uroj nga zemra shërim të mbarë dhe forcë në çdo hap të mëtejshëm. Suksesi i ndërhyrjes është një lajm i mirë, ndërsa rrugëtimi drejt rikthimit të dritës së syrit do të vijojë me durim e besim.
Mirënjohje të sinqertë profesor Rizzos për atë që bëri dhe përgëzime familjes e miqve të Erjonit”, shkruan Spahiu.

T� tjera
-
Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria, AKU hesht
Kroacia bllokon sërish prodhimet bujqësore shqiptare. Këtë herë, autoritet...
-
Haxhiu pret ministrin malazez Dukaj, diskutojnë për bashkëpunimin dhe integrimin evropian
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në taki...
-
Aktivistja Sijarina: Nëse Arlinda ka qenë dëshmore siç ka thënë Kurti, ne do të jemi ushtare që me gjasë do t’ia biem fundin kësaj Qeverie
Aktivistja Liridona Sijarina nga “Kolektivi Feminist” ka marrë fjalën në prot...
-
Tymuese të kuqe e parulla në dyert e Qeverisë së Kosovës, kërkohet përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt ka vazhduar përpara objektit të Qeveris...
-
Vazhdon protesta para Këshillit Gjyqësor të Kosovës, hidhet tym i kuq e shkruhen parulla për dështimin e sistemit të drejtësisë
Protesta e sotme që ka nisur në Ministrinë e Drejtësisë, ka vazhduar në KPK, ...
-
Ndërtesa e Policisë së Kosovës në Prishtinë goditet me ngjyrë të kuqe nga protestuesit, hidhen edhe tymuese
Po vazhdon protesta pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt. Protestuesit pas...
-
Dorasi i dyshuar i Arlindës del para Gjykatës
Vrasësi i dyshuar i Arlinda Zekajt, Albert Sylaj, ka dalë para Gjykatës Theme...
-
‘‘Sveçla out’’, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm
Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, ë...
-
“Marre” dhe “Drejtësi”, protestuesit ndalen edhe para objektit të KPK-së
Ka vazhduar marshi i protestës në Prishtinë në kërkim të drejtësisë për gratë...
-
“Nana, të dua shumë”, pankarta emocionuse me foton e Arlindës me të birin
Protesta në Prishtinë, ku po kërkohet siguri për gratë dhe drejtësi për të vr...
-
Marta Kos ia bën të qartë Serbisë: S’ka përparim drejt BE’së pa sanksione ndaj Rusisë
Marta Kos, komisionerja evropiane për zgjerim, ka deklaruar se Serbia nuk do ...
-
Pas përfudnimit të aksionit në Ministrinë e Drejtësisë, protestuesit nisen drejt KPK-së
Protesuesit pasi janë nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, kanë va...

































