Lajme

Kurti në konferencën për medresetë: Sot funksionojnë lirshëm në Kosovë dhe Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 28 October 2026

Kryeministri Albin Kurti, ka marrë pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Medresetë te shqiptarët – histori – trashëgimi – kontribut”, të organizuar nga Instituti për Studime dhe Hulumtime Islame, në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në fillim të fjalës së tij, Kurti u shprehu ngushëllime të pranishmëve për ndarjen nga jeta të Bahri Efendi Simnicës, profesor në Medresenë e Mesme “Alaudin” në Prishtinë, ish-drejtor i këtij institucioni dhe ish-kryeredaktor i revistës “Dituria Islame”.

Gjatë konferencës, kryeministri theksoi rëndësinë e dijes, kërkimit shkencor dhe studimit për zhvillimin dhe përparimin e një shoqërie.

-Advertisement-

Duke folur për historikun e mejtepeve dhe medreseve shqiptare gjatë shekullit XX, Kurti tha se përpjekjet, sakrificat dhe rezistenca ndër dekada u pasuan me rënien e regjimit komunist në Shqipëri dhe çlirimin e Kosovës nga Serbia, si dhe me krijimin e shtetit të Kosovës.

Ai theksoi se sot medresetë në Kosovë dhe Shqipëri funksionojnë lirshëm, si shkolla fetare, por edhe si institucione edukative dhe shkencore brenda sistemeve arsimore të të dy vendeve.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy