Lajme

“Nga Kosova në Gjermani e Letoni”, EUCOM: Jemi të gatshëm për betejë në gjithë teatrin evropian

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 27 October 2026

Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM) ka publikuar një njoftim përmes të cilit thekson gatishmërinë ushtarake amerikane në Evropë, duke vënë në pah bashkëpunimin me aleatët dhe përdorimin e teknologjive të avancuara të mbrojtjes.

Në një njoftim të publikuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM), theksohet se ushtria amerikane po zhvillon stërvitje të përbashkëta me partnerët evropianë, përfshirë ushtrimet për kontrollin e trazirave me forcat hungareze dhe letoneze, manovrat me mjete të blinduara, si dhe testimin e sistemeve të avancuara të mbrojtjes ajrore dhe dronëve.

Sipas njoftimit, këto aktivitete synojnë forcimin e kapaciteteve luftarake dhe përgatitjen për përballimin e sfidave të sigurisë.

-Advertisement-

“Qoftë duke bashkuar forcat në stërvitje për kontrollin e trazirave së bashku me partnerët hungarezë dhe letonezë,  duke u përballur në ushtrime masive të blinduara, apo duke testuar sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore dhe dronë, ne jemi vazhdimisht duke e forcuar kapacitetin tonë luftarak”.

“Nga toka e deri në qiell, ne jo vetëm që operojmë në teatrin evropian – ne e dominojmë atë krah për krah me aleatët tanë”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy