Njihuni me Kfor Gashin, lindi vetëm pak ditë para hyrjes së NATO-s në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
11:45 | 27 October 2026
Nuk është ushtarak, por mban emrin e një prej misioneve ndërkombëtare më të njohura në Kosovë. Kfor Gashi ka lindur në qershor 1999, vetëm katër ditë para se trupat e KFOR-it të hynin në Kosovë më 12 qershor 1999. Sot ai është 27 vjeç. Historia e emrit të tij është po aq e veçantë sa vetë emri.
Në një rrëfim të dhënë më herët Gashi kishte treguar se kishte lindur gjatë luftës, ndërsa disa ditë më vonë familja po ndiqte lajmet për hyrjen e trupave të KFOR-it në Kosovë.
Sipas tij, familjarët kishin parë ushtarët e KFOR-it dhe helikopterët në televizion, kur njëri prej tyre propozoi që foshnjës t’i vendosej pikërisht emri KFOR.
“Unë kam lindur në Kosovë në kohën e luftës, disa ditë para se të hyjë në Kosovë KFOR-i. Në momentin e hyrjes familja ka qenë duke i shikuar lajmet. Aty i kanë parë ushtarët e KFOR-it me helikopterë dhe daja i babës ka thënë: po ia lëmë emrin KFOR”, kishte rrëfyer ai.
Kfor Gashi ka jetuar në Kosovë deri rreth moshës dy vjeç e gjysmë.
Më pas, familja e tij është zhvendosur në Gjermani, ku ai ka vazhduar jetën pranë familjes në zonën e Eggenfeldenit, afër Mynihut.
Emri i tij vazhdon të tërheqë vëmendjen sa herë që prezantohet para njerëzve që nuk e kanë dëgjuar më parë.
Ai kishte treguar se reagimi më i zakonshëm është habia.
“Kur u tregoj se si e kam emrin, të gjithë ndalen dhe më pyesin: ‘Wow, çfarë emri interesant. Kush ta ka lënë emrin? E kujt ishte ideja?’”, kishte treguar Gashi, raporton Paparaci.
Sipas tij, në Gjermani jo të gjithë e njohin menjëherë domethënien e emrit, ndërsa ata që kanë njohuri për historinë e Kosovës dhe misionin e NATO-s e kuptojnë më shpejt lidhjen.
Trupat e KFOR-it hynë në Kosovë më 12 qershor 1999, pas përfundimit të fushatës ajrore të NATO-s kundër forcave jugosllave.
Fushata e bombardimeve kishte nisur më 24 mars 1999 dhe zgjati 78 ditë.
Pikërisht në ato ditë historike lindi Kfor Gashi, emri i të cilit mbeti si një kujtim personal i një prej momenteve më të rëndësishme të historisë moderne të Kosovës.

T� tjera
-
“Ki me flejt në sokak, s’ki me pa djalin” – kërcënimet nga burri që Arlinda i raportoi në polici më 10 korrik
Është zbardhur dëshmia e Arlinda Zekajt, e dhënë në polici më 10 korrik të kë...
-
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, fëmija i saj 12-vjeçar dërgohet në strehimore
Fëmija rreth 12-vjeçar i Arlinda Zekajt ndodhet në njërën prej strehimoreve n...
-
“E pranoj që e kam kanosur, e bëra për shkak të djalit” – Zbardhet dëshmia në Prokurori e Jeton Sylajt
Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur dyshime të bazuara mirë se Jeton Syla...
-
Kryetari i Mitrovicës reagon pas deklarimeve për grantet: “Prokuroria Speciale foli, grantet janë dhënë me meritokraci”
Kryetari i Komunës së Mitrovicës ka reaguar përmes një postimi, duke thënë se...
-
S’miratohet kërkesa e Musliut që drejtori i Policisë të raportojë për rastin e Arlinda Zekajt
Komisioni Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes ka refuzuar kë...
-
Shiroka-Pula takon ministrin e Malit të Zi, Marash Dukaj – në fokus bashkëpunimi mes dyja vendeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim ministrin e A...
-
Kurti përmend ultimatumin: Kanë edhe 54 orë afat për raportin për Arlinda Zekajn
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se institucioneve përkatëse...
-
Nagavci inicion komision hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
Arberie Nagavci ka bërë të ditur se kanë iniciuar themelimin e një komisioni ...
-
Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universita...
-
Sa euro u shpenzuan nga Aleanca për tre muaj?
62.675 mijë euro është shifra që Aleanca shpenzoi nga korriku deri në shtator...
-
Raporti i KQZ’së, LDK shpenzoi mbi 163 mijë euro në tremujorin korrik-shtator
Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, në ueb f...
-
Fondacioni Jahjaga dhuron rreth 80 mijë euro për Klinikën e Onkologjisë
Fondacioni Jahjaga ka ndarë një donacion në vlerë prej afro 80 mijë eurosh pë...

































