Lajme

Tension në Komisionin për Ekonomi, shkak mungesa e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 27 October 2026

Përplasje mes kryetarit të Komisionit për Ekonomi, Arben Mustafa, dhe anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka pasur gjatë diskutimeve në Komisionin për Ekonomi, pas mungesës së Naime Binaku-Isufit, kryetare e Autoritetit të Konkurrencës, e cila ishte ftuar për raportim.

Sipas Klan Kosova, Mustafa bëri të ditur se Binaku-Isufi nuk ka marrë pjesë në mbledhje, duke thënë se ajo e ka refuzuar pjesëmarrjen.

Ai gjithashtu deklaroi se, sipas tij, kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës nuk ka thirrur asnjë mbledhje të këtij institucioni për më shumë se një vit.

-Advertisement-

Këto deklarata u kundërshtuan nga anëtarët e LVV-së, duke çuar në përplasje verbale mes tyre dhe Mustafës.

Pavarësisht mungesës së Binaku-Isufit, Mustafa insistoi që mbledhja të vazhdojë dhe që të mbahet rendi i ditës.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy