Lajme

Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten

Autori: Gazeta inFokus 23:20 | 26 October 2026

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku do të pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i saj, Afrim Gashi.

Sipas Zyrës për Media të Kuvendit të Kosovës, Haxhiu do të zhvillojë takim bilateral me Gashin, si dhe do të takohet me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.

Gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, Haxhiu do të takohet edhe me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare. Në programin e vizitës është përfshirë edhe vizita në Muzeun e Artit Bashkëkohor, bëri të ditur Zyra për Media e Kuvendit të Kosovës. /Gazeta Express

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy