Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Autori: Gazeta inFokus
15:31 | 26 October 2026
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Pejë ndaj Jeton Sylaj, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt – gruas që u vra të premten me sëpatë nga kunati i saj – për veprën penale “Kanosje”.
“Në Gjykatën Themelore në Pejë, sot me datë 26.10.2026, në ora 8:56, nga Prokuroria Themelore e Pejës, përmes sistemit SMIL, është pranuar aktakuzë nën shenjën PP/II Nr.1340, aktakuzë e drejtpërdrejt ndaj personit me inicialet J.S, për shkak të veprës penale “Kanosje” nga neni 181 par.2 të KPRK-së”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për Betimi për Drejtësi.
Prokuroria nga ana tjetër kishte thënë se aktakuza ndaj Jeton Sylajt është ngritur më 23 tetor për veprën penale “Kanosje”.
Por, gjykata ka theksuar se në bazë të të dhënave që posedojnë, nuk rezulton se kishte ndonjë rast tjetër të regjistruar penal, ku viktimë ishte Arlinda Zekaj.
“Nga dhënat e gjeneruar përmes SMIL-it, nuk rezulton së me herët është zhvilluar ndonjë rast penal me palë viktimën Zekaj”, thuhet në përgjigje.
Gjykata ka bërë me dije se më 7 shtator të këtij viti, Arlinda Zekaj kishte kërkuar shqiptimin e urdhërit mbrojtës, e cila iu ishte aprovuar asaj pjesërisht.
Viktimës, Gjykata thekson se i ishte refuzuar kërkesa e besimit të fëmijës, por shtojnë se më 16 tetor, u aprovua tërësisht kërkesa e palës.
“Ndërsa, për rastin civil, me datë 07.09.2026, në ora 12.14, është parashtruar kërkesë për shqiptimin e Urdhrit Mbrojtës Emergjent, nga pala e mbrojtur Arlinda Hasan Zekaj, ndaj palës përgjegjëse Jeton Sylaj, përmes Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave. Gjykata Themelore në Pejë, me datën e njëjtë pra datë 07.09.2026, me aktvendimin C.nr.1300/26, ka aprovuar pjesërisht kërkesën për urdhër mbrojtje emergjente me të gjitha pikat e kërkuara si masa mbrojtëse, me përjashtim çështjes së besimit të fëmijët, dhe pas dhënës së kundërshtimit nga palët në procedurë, përkatësisht pas arritjes së raportit të QPS-së, është mbajt seanca gjyqësore dhe me vendimin C.nr.1300/20, datës 16.10.2026, nga urdhri emergjent është shndërrua në urdhër të rregullt duke aprovuar në tërësi kërkesën e palës të mbrojtur me të gjitha masat mbrojtëse të kërkuar, me kohëzgjatje prej 6 muaj”, thuhet në përgjigje.
Arlinda Zekaj u vra të dielën në shtëpi me sëpatë nga kunati i saj, i cili aktualisht është në arrati.
Janë publikuar disa letra që Arlinda Zekaj ia kishte dërguar institucioneve ku kishte kërkuar mbrojtje, pasi që kishte paralajmëruar se mund të vritet.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































