Lajme

Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 26 October 2026

Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i pranishëm në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e thirrur për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe çështjen e dhunës ndaj grave.

Përmes një postimi në Facebook, Guri ka shprehur kritika ndaj seancave që, sipas tij, mbeten vetëm në nivel deklarativ, pa prodhuar përgjegjësi konkrete apo veprime parandaluese që do të garantonin mbrojtje më të madhe për gratë.

“Arlinda nuk kishte nevojë për një seancë sot. Kishte nevojë për shtetin dje.Sot nuk do të marr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit. Jo sepse nuk më dhemb vrasja e Arlindës. Por sepse refuzoj të bëhem pjesë e ceremonive simbolike të vrasjes së grave”, ka shkruar Guri.

-Advertisement-

Guri ka kritikuar edhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, për mënyrën se si institucionet i trajtojnë rastet e dhunës ndaj grave dhe për mbrojtjen që u ofrohet atyre.

“Sot, në Kuvend, pritet të vijë edhe Donika Gërvalla, ministre e Drejtësisë dhe Koordinatore Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave. Një ministre që në Kuvend ka ofenduar gra të tjera, e që vetë gëzon mbrojtjen e shtetit, udhëton me truproja e xhipa, ndërkohë që gra të tjera, edhe pasi kërkojnë ndihmën e institucioneve, mbeten të pambrojtura. Unë nuk do të jem pjesë e këtij rituali. Por do të jem në rrugë, sa herë që thirren protesta kundër dhunës ndaj grave. Dhe do të vazhdoj të kërkoj përgjegjësi nga institucionet. Sepse gratë nuk kanë nevojë për fjalimet tona pasi të vriten. Kanë nevojë për mbrojtjen e shtetit sa janë gjallë. Andaj, po e përsëris: Arlinda nuk kishte nevojë për një seancë sot. Kishte nevojë për shtetin dje”, shkroi mes tjerash Guri.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy