Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Autori: Gazeta inFokus
23:19 | 25 Tetor 2026
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brutale të një gruaje në fshatin Vitomiricë të Pejës, mbrëmjen e së dielës. Ngjarja bëhet edhe më tronditëse nga fakti se viktima ishte kthyer në shtëpi nga një patrullë policore, pasi kishte denoncuar dhunë në familje, vetëm pak minuta para se të gjendej pa shenja jete.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është Albert Sylaj, kunati i viktimës, Arlinda Sylaj Zekaj (1977), i cili dyshohet se e ka goditur me sëpatë në kokë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Gjithçka ka ndodhur më 25 tetor 2026, në rrugën “Man Dedushaj”, në Vitomiricë.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, rreth orës 19:00, Arlinda ishte shoqëruar nga një patrullë në Stacionin Policor në Pejë, ku ishte intervistuar nga hetuesit e dhunës në familje.
Rreth orës 20:58, ajo ishte kthyer në shtëpi nga e njëjta patrullë.
Vetëm rreth dhjetë minuta pas largimit të policëve, në stacion mbërriti informacioni për një vrasje në të njëjtën adresë.
Kur patrulla u kthye, 49-vjeçarja u gjet pa shenja jete në dhomën e gjumit. Ekipi mjekësor që mbërriti në vendngjarje konstatoi vdekjen e saj.
Sipas dyshimeve fillestare, Albert Sylaj e kishte goditur viktimën me sëpatë dhe më pas ishte larguar me një veturë Golf 3, me ngjyrë të kuqe.
Në momentin e raportimit fillestar, vendndodhja e tij nuk dihej.
Rasti ka mobilizuar hetuesit rajonalë të Policisë në Pejë, ndërsa po hetohen rrethanat e vrasjes.
Përtej identifikimit dhe përgjegjësisë së mundshme penale të autorit, ky rast ngre edhe pyetje serioze për mënyrën se si është trajtuar denoncimi i dhunës në familje dhe për sigurinë e viktimës pas kthimit në shtëpi.
Një grua kërkoi ndihmë për dhunë në familje. Pak minuta pasi u kthye në shtëpi, u gjet e vrarë. Çfarë ndodhi ndërmjet këtyre dy momenteve duhet të sqarohet deri në fund.
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës./sinjali.com/

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...
-
Publikohet fotoja e 22-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin në rrugën Prishtinë–Ferizaj
Çlirim Aliu, 22-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e rëndë të trafikut mbrë...



































